Deprecated: stristr(): Non-string needles will be interpreted as strings in the future. Use an explicit chr() call to preserve the current behavior in /var/www/vhosts/zgjohushqiptar.com.al/zgjohushqiptar.al/wp-content/plugins/a2-w3-total-cache/lib/W3/PgCache.php on line 1054
Lejet e ndërtimit në Himarë, qytetarët: Më mirë me ALUIZNI-n | My CMS

Lejet e ndërtimit në Himarë, qytetarët: Më mirë me ALUIZNI-n

Me qindra himariotë, e cilësojnë të pamundur pagesën e çmimeve të taksave të vendosura nga Këshilli Bashkiak i Himarës.
Nëse një godine do të legalizohej me ligjet që ka vendosur parlamenti ALUIZNI-n,  atëherë në krahasim me një leje të ndërtimit, vlera që duhej të paguante një himariot, do të ishte vetëm 10%.
KRT e Himarë, ka aprovuar leje te ndërtimit për afro 300 godina, kryesisht të niveleve turistike, por ka ngelur pa u likuiduar prej qytetarëve të saj.
Kriza jo vetëm ekonomike, por veçanërisht tarifat marramendëse që ka vendosur Këshilli Bashkiak i Himarës, ka bllokuar mundësitë e shlyerjes së detyrimeve financiare.
Me pak fjalë, tarifa për t’u paguar prej qytetarëve himarjotë, shkon për metër katrorë rreth 1500 lekë të reja, ku përfshihen taksa të larta.
Pra, nëse dikush ka një objekt me sipërfaqe 300 metra katrore, atëherë i interesuari duhet të paguajë që të pajiset me leje ndërtimi, rreth 450 mijë lekë të reja, pranë financës së Bashkisë.
Ndërkaq, nëse e njëjta godine do të legalizohej sipas ligjit të përcaktuar nga ALUIZNI, përllogaritet se e njëjta sipërfaqe prej 300 metra katrorësh, rezulton të paguhet vetëm 45 mijë lekë të reja.
Edhe në këtë rast kriteri i varfërisë ka funksionuar më së miri, për ligjvënësit shqiptarë, të cilët në Shkurt 2010, aprovuan paketën ligjore për ALUIZNI-n, për rreth 350 mijë ndërtime pa leje në gjithë Shqipërinë, për pagesë edhe me letra me vlerë.
Sot ne tregun financiar, letrat me vlerë janë 5% të monedhës vendase.
Sipas përllogaritjeve, godinat që legalizohen nga ALUIZNI, janë 10% e shumës për ata që do të paguanin leje të ndërtimit të dhënë nga Bashkia Himarë.

Nga faqa ne facebook: Te behemi 50.000 veta kunder regjistrimit te fese & kombesise.Loje e Grekut
  

loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button