Obama uron pavarësinë e Kosovës: Krenar për miqësinë mes dy popujve

Në tre vjetorin e shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Presidenti Amerikan Barack Obama ka shprehur urimin e tij për popullin e Kosovës.
Në një deklaratë të Presidentit të SHBA, thuhet:
Bashkohem me të gjithë amerikanët për të shprehur urimet e mija më të mira për të gjithë ata që po festojnë Ditën e Pavarësisë së Kosovës.
Është kjo koha për të reflektuar për betejën e gjatë të Kosovës për pavarësinë dhe për të hedhur vështrimin drejt një të ardhmjeje më të sigurtë dhe begatie për të gjithë qytetarët e Kosovës.
Në Amerikë, ata që kanë lidhje familjare në Kosovë mund të ndjehen krenarë për përparimin e jashtëzakonshëm që vendi ka bërë në tre vjetët e para të pavarësisë.
Kam besim se miqësia mes vendeve tona do të vazhdojë të rritet gjatë viteve në vazhdim.
Nga faqa ne facebook: Te behemi 50.000 veta kunder regjistrimit te fese & kombesise.Loje e Grekut