SHBA, Pavarësia e Kosovës, ngrihet flamuri në “Times Square” .

Ushtruesja e detyrës së ministres së Jashtme të Republikës së Kosovës ka marrë pjesë në ngritjen e flamurit të Republikës së Kosovës në “Times’s Square”, me rastin e ditës së pavarësisë së Republikës së Kosovës. Çitaku është takuar edhe me përfaqësuesit e vendeve të Amerikës Latine si dhe të lindjes së Mesme ku ka marrë premtime për njohje ditëve dhe javëve të ardhshme.
Në njoftimin e MPJ-së bëhet e ditur se në këtë ngjarje mori pjesë edhe nënkryetari i Manhatanit, i cili së bashku me përfaqësuesit e komunitetit shqiptar festoi 3 vjetorin e pavarësisë së Kosovës.

Me këtë rast Çitaku shprehu falënderimet për rolin e popullit të ShBA-së në krijimin dhe konsolidimin e shtetit të Kosovës.
Ushtruesja e detyrës së ministres së Jashtme gjithashtu, ka mbajtur një ligjeratë në universitetin “Neë School” të Nju Jork-ut para studentëve dhe ligjëruesëve të këtij fakulteti ku ka potencuar kontestin historik, politik dhe juridik të pavarësisë së Kosovës.
Ndërkaq, në njoftimin e MPJ-së po ashtu bëhet e ditur se më 17 shkurt është mbajtur një ceremoni post-mortore për nder të diplomatit amerikan Richard Holbrooke në OKB dhe në zyrat e misionit të ShBA-ve në OKB.
Ministrja Çitaku, me ftesë të familjes Holbrooke ka marrë pjesë në këto dy ceremoni dhe ka falënderuar familjen e diplomatit si dhe zyrtarët e lartë amerikan për rolin e rëndësishëm të luajtur nga Richard Holbrooke si përfaqësues i politikës amerikane në ditë më të vështira të popullit të Kosovës gjatë dhe pas luftës në Kosovë.
Gjatë këtyre ceremonive, Çitaku është takuar me Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së z. Ban ki-moon, pastaj me Bernard Kouchner, senatorin Jon Kerry, kryetar i komisionit për marrëdhënie me jashtë në Senatin e SHBA-ve etj.
Ministrja Çitaku ka udhëtuar për në VVashington ku do të marrë pjesë në organizmin zyrtar të Ambasadës së Republikës së Kosovës në ShBA për nder të festës së pavarësisë.
Në këtë organizim solemn janë ftuar diplomatë të lartë të Departmentit të Shtetit dhe ambasadorë të shteteve tjera në ShBA. Çitaku dhe Thomas Countryman do të mbajnë nga një fjalë rasti në këtë ceremoni.

Nga faqa ne facebook: Te behemi 50.000 veta kunder regjistrimit te fese & kombesise.Loje e Grekut
      

loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button