Deprecated: stristr(): Non-string needles will be interpreted as strings in the future. Use an explicit chr() call to preserve the current behavior in /var/www/vhosts/zgjohushqiptar.com.al/zgjohushqiptar.al/wp-content/plugins/a2-w3-total-cache/lib/W3/PgCache.php on line 1054
“Shqiptarët janë minoritet në jug” | My CMS

“Shqiptarët janë minoritet në jug”

Traktet greke

Statistikat greke të vitit 1913 shpërndahen në fshatra në prag të regjistrimit

Ndezja e debatit të konvertimeve nga shqiptarë në grekë të bëra në jugun e Shqipërisë me vendime gjyqësore, ka bërë që këto ditë të dalë e të rivihet në qarkullim një libërth i gati 100 viteve më parë.
Ai u ofrohet shqiptarëve, sidomos banorëve të fshatrave ortodoksë të një radhe fshatrash të jugut shqiptar, me një kontekst të qartë, që të njohin të kaluarën e tyre në vështrim të “kombësisë greke” që kanë pasur, duke mbajtur si kriter besimin fetar.

“Grekët, shumicë në Jug”

Libri, botim i vitit 1919, është hedhur jo rastësisht në qarkullim këto ditë, por për t’i shërbyer idesë dhe kriterit të regjistrimit të popullsisë mbi bazën e vetëdeklarimit të përkatësisë etnike dhe fesë.
Këto ditë, ky botim është shumëfishuar disa herë dhe është shpërndarë në formë trakti, për të rënë në sa më shumë duar të njerëzve me besim ortodoks e kombësi shqiptare, që të “ndërgjegjësohen” për origjinën e tyre greke dhe të kërkojnë të regjistrohen si të tillë.
Libri i përngjan një harte etnike, në dy gjuhë, greqisht e frëngjisht. E ky shërben edhe si titull i tij “Statistika etnografike e Epirit të Veriut”, në të cilën gjejnë veten fshatrat e tri kazave të vitit 1913 në të ashtuquajturin Epir i Veriut.
Në mënyrë analitike dhe të detajuar, listohen fshatrat e banorët e tyre për çdo frymë, duke i kategorizuar në grekë dhe shqiptarë. Sipas këtij botimi, Epiri i Veriut përbëhet nga administrata e Korçës, Gjirokastrës dhe nga një pjesë e administratës së Janinës.
Administrata ose kazaja e Korçës shihet e përbërë edhe nga Starova e Kolonja, ndërsa kazaja e Gjirokastrës e përbërë edhe nga pesë nënkaza, si ajo e Delvinës, Himarës, Leskovikut, Përmetit e Tepelenës.
Kurse nga kazaja e Janinës regjistrimi përfshin vetëm Pogonin dhe Filatin. Regjistrimi etnik është kryer në 569 fshatrat e këtyre tri kazave ose për 228 mijë e 422 banorë.
Sipas statistikës greke, që publikohet si botim i Shtabit të Përgjithshëm të ushtrisë greke, posaçërisht i sektorit të çështjeve të jashtme, rezulton që 116 mijë e 888 banorë i përkasin kategorisë “grekë” dhe vetëm 111 mijë e 534 banorë kategorisë “shqiptarë”.

Botimi

Botimi ka pamjen e një broshure të vogël, gati një libër xhepi. Ai përfundon me shënimin që sqaron se “fshatrat, përpara emrave të të cilëve është vënë një yll, i përkasin brezit të hartës nga Veriu dhe janë me superioritet numerik të shqiptarëve”.
Libri në fjalë është shtypur në Selanik në vitin 1919 dhe të dhënat janë marrë nga arkivi i Vangjel Llazos, i botimeve “Dodoni”. Broshura mbyllet me mbishkrimin për çmimin, që ka qenë 2 dhrahmi e po kaq edhe franga franceze.

Nga faqa ne facebook: Te behemi 50.000 veta kunder regjistrimit te fese & kombesise.Loje e Grekut
  

loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button