Spahiu sfidon Dulen,përballemi në debat televiziv

Nënkryetari i KLD-së Kreshnik Spahiu i është përgjigjur në distancë kreut të PBDNJ-it,në lidhje me akuzat e këtij të fundit se Spahiu po e përdor çështjen e ndryshimit të kombësisë si një fushatë për qëllime personale.

Kreshnik Spahiu e ka sfiduar Dulen duke i thënë që të përballen në një debat televiziv për çështjen e ndërrimit të kombësisë. “Ndryshimi i kombësisë ka nevojë për debat transparent. Dule keqinterpreton vetëdeklaraimin e kombësisë dhe të konventave ndërkombëtare” tha Spahiu duke shtuar se është koha e integrimit kombëtar dhe kushtetues.
Pak më herët Vangjel Dule në një prononcim për mediat i ka cilësuar si anti-kushtetuese deklaratat e nënkryetarit të KLD-së Spahiu dhe njëhrazi i bëri thirrje kreut të shtetit Bamir Topi që t`i japë fund këtyre sulmeve që sipas tij po i bëhen minoritetit
grek.
Çëshjta e ndryshimit të kombësisë dhe regjistrimi i popullsisë me vetëdeklarim të kombësisë dhe fesë është kthyer në një debat mes politikës dhe gjyqësorit,ndërkohë që afrojnë ditët për realizimin e  këtij regjistrimi.

  

loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button