Partitë pro greke fushatë për regjistrimin etnik në jug të Shqipërisë

Forcat politike kanë nisur “fushatën parazgjedhore” në jug të Shqipërisë. LSI zhvilloi sot një takim para elektoral në Gjirokastër, ku për herë të parë para simpatizanëtve të kësaj partie është paraqitur edhe  ish deputei i Partisë Socialiste Vangjel Tavo,  i cili  pak kohë më parë deklaroi largimin nga Partia Socialiste dhe kalimin me  Lëvizjen Socialiste për Integrim.
Aktivitete intensive politike po zhvillojnë  në jug të Shqipërisë edhe subjekte politike në zonat ku banon pakica greke. Partia e re Mega po hap zyrat e saj  dhe po paraqet  kantidatët  për zgjedhjet vendore ndërsa
Partia e të Drejtave të Njeriut dhe Organizata Omonia po zhvillojnë takime  me përkrahësit për situatën politike dhe një radhe procesesh siç është regjistrimi i popullsië dhe i pronave . Dy subjektet më të mëdha Partia Socialiste  dhe Partia Demokratike nuk kanë nisur ende  në nivelin vendor takimet e strukturave për  zgjedhjet vendore.

   

Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!

loading...
Back to top button