Wikipedia saboton me origjinën shqiptare të De Niros

Faqja enciklopedike Wikipedia i ka ndryshuar në mënyrë të rrufeshme të dhënat për origjinën e aktorit hollivudian Robert De Niro.
Sipas videolajmit që botuam ditën e djeshme, aktori De Niro pohoi me gojën e tij gjatë një interviste natën e katërt të Sanremos, se ka edhe origjinë shqiptare. Ai tha se fëmijët e tij duhet ta dinë se ai i ka rrënjët shqiptare dhe italiane.

Edhe në faqen e Wikipedia-s thuhej se stërgjyshi Xhovani Di Niro dhe e shoqja Angelina Gashi, emigruan nga Kruja drejt Ferrazzano, qytet i provincës së Molises në Itali. Vetëm në vitin 1887 vendosën të lëviznin në SHBA, aty ku u vendosën përfundimisht.
Pikërisht këtë paragraf heq komplet Wikipedia, madje ndryshon edhe emrin e stërgjyshes së tij, duke e kthyer në Angelina Mercurio.
Është fatkeqësi që të shtrembërohet në mënyrë të tillë e vërteta, por rëndësi ka ajo çfarë pohoi vetë aktori, në një festival me teleshikueshmëri të madhe në gjithë botën, edhe pse fjalët e tij nuk u përkthyen të plota italisht.

Robert De Niro: Kam gjak shqiptar, prindërit e tij emigruan nga Kruja në Itali e SHBA (VIDEO)
 

loading...

2 Komentet

  1. E di qe nuk eshte vendi i duhur per te postuar kete por nuk po gjeja emailin e faqes. Do kisha deshire te vendosnit nje link me librin "Arvanitasit dhe prejardhja e grekeve", nga Aristidh P. Kola. Cdo shqiptar duhet ta lexoje kete liber, mund ta shkarkoni falas ketu: http://www.megaupload.com/?d=RKBLJ5H9

    Do ishte mire qe te krijoni nje postim ne lidhje me kete liber dhe pse duhet lexuar. Ka shkrime te shumta ne internet rreth tij. Falemnderit dhe urime per punen.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button