Greqi,shqiptarja fituese në “Next Top Model 2”.”Nuk e mohoj që jam shqiptare” (VIDEO)

Vajza shqiptare Sindorela Toli, është fituese e konkursit të madh të modës që organizohet në Greqi, Next Top Model 2. Ky është evenimenti më i rëndësishëm i botës së modës në Greqi.
17-vjeçarja shqiptare ka arritur të triumfojë mes dhjetar vajzash greke dhe në orën 02.00 të mëngjesit të sotëm pas një maratone që u transmetua drejtpërdrejt në televizionin kombëtar Antenna, fitoi çmimin e madh.
Finaliste të konkursit Next Top Model ishin veç Sindorelës edhe vajzat greke, Joana, Elena dhe Evangjelia.
Joana dhe Elena u skualifikuan në pjesën e parë të natës finale. Kurse për disa orë rresht, lufta ishte mes Sindorelës dhe Evangjelisë.
Përzgjedhja e Sindorelës si fituese e Next Top Model 2 u bë nga juria helene në bashkëpunim me menaxherin e përgjithshëm të konkursit me patentë botërore, mbërritur nga Milano.
Pas shpalljes fituese, Sindi ka zbuluar edhe planet për të ardhmen: “Qëllimi im i parë tani, është të përfundoj gjimnazin. Për më tepër që kohët e fundit kam qenë shumë e zënë. Krahas studimeve që do të vazhdoj, nuk do të largohem nga bota e modës. Ajo që do të bëj, është të vazhdoj të jem modele”.
Kurse ka treguar dhe diçka nga fëmijëria e saj: “kur isha e vogël, isha e zhytur në botën time. Ëndërroja dhe përjetoja si të isha një kukull Barbie”.
Kurse pak ditë para se të shpallej sot fituese, Sindi kishte dhënë një intervistë për revistën e famshme “People” e cila i kushtoi vend të veçantë.
“Jam nga Shqipëria. Dhe pastaj, çfarë? Nuk mendoj se kjo është një gjë e keqe. Këtë mendim kanë të gjithë miqtë e mi, nxënësit ku bashkë mësojmë dhe fqinjët e mi në Kipseli ku banoj prej dy vitesh. Ju siguroj se nuk kam asnjë problem nga racizmi. Kurrë në jetën time nuk jam përballur me racizëm”.

Nga faqa ne facebook: Te behemi 50.000 veta kunder regjistrimit te fese & kombesise.Loje e Grekut

loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button