Deprecated: stristr(): Non-string needles will be interpreted as strings in the future. Use an explicit chr() call to preserve the current behavior in /var/www/vhosts/zgjohushqiptar.com.al/zgjohushqiptar.al/wp-content/plugins/a2-w3-total-cache/lib/W3/PgCache.php on line 1054
Diplomati i shkarkuar pse foli kundër grekëve dhe Berluskonit | My CMS

Diplomati i shkarkuar pse foli kundër grekëve dhe Berluskonit

Ka dy ditë që shtypi po flet për largimin nga puna të diplomatit Dritan Hila. Ky i fundit, në dy intervista të tijat (në Gazetën Shqiptare dje, dhe në shekullin e sotëm) ka bërë kritika të rënda, të cilat nuk janë dëgjuar më parë të dalin nga gojë diplomatësh. Dritan Hila ka shkruar shpesh në shtypin shqiptar (në gazetën Shqip), madje edhe për çështje që konsiderohen patate të nxehta për diplomacinë, e në këtë kuptim ngjan disi me një diplomat atipik. Por ai e mbron këtë të drejtë të vetën; madje, në një moment i referohet dhe diplomatit-gazetar të Italisë, Sergio Romano, i cili, sipas tij, ka bërë të njëjtën gjë. S’do bënte keq t’i referohej edhe diplomatit Ylli Polovina, emri i të cilit gjendet edhe më shpesh se i tiji në faqet e para të gazetave. “Në diplomaci, ashtu si në ushtri, vlen një rregull i vjetër dhe i përbotshëm: urdhërat e eprorëve, që përbëjnë krim e tradhëti të interesave kombëtare, nuk zbatohen”, thotë Pëllumb Xhufi në mbrojtje të Dritan Hilës (shiko nanonews-in).

Ministria e Jashtme, në kundërshtim me stilin e vet, nuk është fshehur pas heshtjes; përkundrazi, ka bërë shpjegimet e veta në këto rrethana. Sekretari i Përgjithshëm i kësaj ministrie, Gazmend Turdiu, në një shkrim të tijin për Gazetën Shqiptare, e motivon qysh në krye të herës shkarkimin e diplomatit Hila me mënyra të tjera, që s’kanë të bëjnë ‘me veprimtarinë patriotike’ (kjo është shprehja e Turdiut), por me shkeljen e ligjit, me faktin që ai është i padisiplinuar në punë, për punë jo cilësore. Por duket që këtë punën e disiplinës formale e përmend thjesht si një “nxemje” përpara se të hyjë në lojë, dmth përpara se të dalë tek versioni real.

Më poshtë në shkrim ai i referohet ligjit për shërbimin e jashtëm (përmend nenin 40, pikën e.) dhe e lidh shkarkimin me “problemet që Dritan Hila i ka nxjerrë diplomacisë shqiptare në marrëdhëniet me shtetet e tjera apo me organizata ndërkombëtare”. Ka të drejtë Turdiu? Nuk e di; nuk e kam idenë nëse një shkrim i një diplomati e komprometon njimend statusin e tij, apo ciflos e minon marrëdhëniet e vendit me vende të tjera. Por ndërkohë që Turdiu demonstron ndjeshmëri e merak për ligjin, unë do doja që të jepte edhe një përgjigje për dy shkrime të mijat në këtë website, ku flitet për emërime nepotike në diplomaci (duke shkelur ligjin, kuptohet).

Por le të kthehemi tek Dritan Hila, i cili, siç e thashë, ka dhënë një intervistë për Shekullin e sotëm. Thotë një numur gjërash e bën qortime të rënda, dhe unë nuk di se sa të drejtë ka në ato që thotë. Kam shkëputur, megjithatë, disa pasazhe të rëndësishme nga intervista e tij. Nuk është ndonjë mëkat i madh gazetaresk t’i amplifikosh, senza contraddittorio, zërin një diplomati të shkarkuar (prandaj edhe si titull të shkrimit kam zgjedhur një mesazh të fortë të dhënë Hila). Ndërkohë, do të mirëprisja çdo shkrim që do të synonte të hidhte dritë në këtë çështje e të merrte pjesë në debat.

1. Përveçse diplomat, unë jam edhe shtetas shqiptar, i cili shikonte se si institucioni i tij, ishte tërësisht i pa ndjeshëm ndaj kafshimeve që fuqi të huaja po i bënin territorit dhe interesave tona. Dhe për këtë kisha të drejtë të shprehesha, të drejtë që e ushtrova dhe të cilën do të vazhdoj ta bëj. Në botën e qytetëruar, ka shumë diplomatë që janë njëkohësisht edhe opinionistë gazetash. Mjafton të përmend këtu opinionistin e “Corriere della Sera”, Sergio Romano, që ka qenë 40 vjet diplomat në poste deri ambasador dhe 50 vjet, e deri në ditët e sotme, opinionist.

A kam të drejtë unë në paralajmërimet e mia për ekspansionin grek dhe përpjekjeve të Greqisë për helenizimin e Jugut të vendit? Këtë po e paralajmërojnë edhe njerëz të nderuar dhe dijetarë si Prof. Kristo Frashëri dhe Prof. Pëllumb Xhufi; KLD, mediat dhe ju në “Shekulli” këto ditë po vini alarmin për falsifikimet e kombësisë; e shumë raste të tjera. Duke perifrazuar George Orwellin, mund të thuhet se “duhet të jesh diplomat shqiptar që mos ta vësh re këtë agresion të ftohtë”. Duke iu kthyer çështjes Marty, rikujtoj, se para disa javësh, gjatë një vizite në Romë, ministri Haxhinasto, kur u pyet sa çfarë masash po merren ndaj raportit të Dick Marty, që asokohe nuk ishte ende rezolutë e asamblesë së KiE-së, u shpreh se “…nuk duhet t’i japim kaq shumë rëndësi raportit të këtij Marty-t…”. Por Marty dhe diplomacia sllave, nuk e kishte marrë me aq mendje të lehtë këtë çështje, sa e kishte marrë ajo shqiptare. Dhe neve na ka mbetur një bela që do të na bëhet havale për vite me radhë. Numri i fundit i revistës prestigjioze “Foreign Policy”, e cilësonte qeverinë e Kosovës si të përbërë nga trafikantë organesh. Kaq mjafton si fillim për të shijuar se çdo vijë më pas.

2. Në këtë mes edhe putra e ambasadës greke, e cila kërkonte një simetri ndërmjet rastit tim dhe atij të konsullit grek në Korçë, por duke harruar se unë mbroja sipas Kushtetutës tërësinë e vendit tim, ndërsa Ikonomus kërkonte toka dhe destabilizonte një shtet fqinj; unë flisja në emër personal, ndërsa ai në emër të shtetit grek që e kishte akredituar në Korçë. E pra sot “konsulli me xhup” gëzon statusin e tij si diplomat, ndërsa unë duhet të filloj betejën ligjore pse mbrojta interesat e vendit tim dhe i tregoja nga i vinte e keqja.

3. Politikanët shqiptarë të tranzicionit, vinin nga një shoqëri spartane, dhe rrjedhimisht ishin të paparë me botën dhe nevojtarë në kërkesa. Si fillim një mjekim i njerëzve të afërt në vendin fqinj; pastaj mplekseje me banditë ordinerë që bënin afera të lëndëve narkotike dhe që në raste kapjeje nga policitë e vendeve fqinjë përmendin emrat e protektorëve të tyre politikë; sjellje ordinere morale si të lëshuar nga zinxhiri kur dilnin jashtë kufijve; më vonë me rritjen e korrupsionit, depozitim të ardhurash në bankat perëndimore dhe transferta të dyshimta parash; dhe së fundi ngritje ndërmarrjesh të përbashkëta me partnerë të dyshimtë. Të gjitha këto nuk kanë kaluar pa u regjistruar dhe klasifikuar nga shërbimet inteligjente mike apo rivale. Këto fakte miqve ju shërbenin për të krijuar opinionin, ndërsa armiqve për të bërë presionin.

4. Sot në ministri, gjysma e punonjësve nuk përdorin germat “ç” dhe “ë” në shkresat e tyre; nuk dinë t’i formatojnë dhe të kuptojnë problemet. Përfaqësitë janë bërë strehë militantësh dhe nepotizmi, ndërsa ana profesionale është afër zeros. Ka filluar kjo politikë që në kohën e Besnik Mustafait, dhe më vonë Lulëzim Basha, e përdori si çiflig për të krijuar tarafin e vet dhe duke bërë trafik influence. Në muajt e tij të fundit si ministër, nga rreth 150 diplomatë që punonin në përfaqësitë tona jashtë shtetit, 87 prej tyre ishin të marrë nga rruga: militantë, ish emigrantë pa kualifikimin e nevojshëm dhe shokë e miq të tij. Po kështu në periudhën e Ilir Metës, ose duhej të ishe pjesë e interesit elektoral të LSI-së, ose e atyre private të Metës. Nëse ligji parashikonte që promovimet bëheshin brenda organikës ekzistuese, kjo nën administrimin Meta, nuk ndodhi qoftë edhe një herë.
   
Nga faqa ne facebook: Te behemi 50.000 veta kunder regjistrimit te fese & kombesise.Loje e Grekut 

loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button