Shkodër, Spahiu: Gjykata pezulloi kërkesat për ndryshimin e kombësisë

Zëvendëskryetari i Këshillit të Lartë të Drejtësisë vazhdoi sot takimet e tij me gjyqtarët e Shkodrës lidhur me çështjen e ndryshimit të kombësisë.
Kreshnik Spahiu ka zhvilluar një takim me intelektualë shkodranë si dhe me gjyqtarë dhe jurist, në ambjentet e Universitetit Luigj Gurakuqi.
Sipas burimeve nga takimi, nënkryetari i KLD, ka folur për tentativat që po bëhen në këtë qytet për ndryshimin e kombësisë nga shqiptarë në serbo- malazeze.
Spahiu theksoi se vetëdeklarimi i kombësisë është rreziku i Shqipërisë, ndërsa u shpreh se ndryshimi i kombësisë nuk blihet me para. Ai tha se ky fenomen nuk ndodh në asnjë vend të botës, pasi gjykatat e Bashkimit Europian nuk ndryshojnë kombësinë e shtetasve të tyre.
Zyrtari i KLD, ka thënë se është kundër regjistrimit të popullsisë me bazë etnie dhe feje.
Sipas tij, Gjykata e Shkodrës ka dërguar një kërkesë në Gjykatën Kushtetuese për ligjin e gjendjes civile, duke e konsideruar atë antikushtetues.
Sipas Spahiut, Gjykata e Shkodrës ka pezulluar një numër kërkesash për ndryshimin e kombësisë në serbo-malazeze.
 
Nga faqa ne facebook: Te behemi 50.000 veta kunder regjistrimit te fese & kombesise.Loje e Grekut

loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button