Zbardhet skandali, qeveria ia shiti detin Greqisë për shkak të gazsjellësit

Zhvillimet aktuale po zbardhin të vërtetën përse Shqipëria donte t’ia shiste detin Greqisë. Shkak nuk ishin vetëm pasuritë nënujore, kërkimet e naftës apo gazit, por ndërtimi i disa gazsjellësve dhe naftsjellësve ndërkombëtarë që do të kalonin disa vende të Lindjes për t’u zbarkuar në gjirin shqiptar dhe më tej në Itali.

Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!
Po kështu ndërtimi i disa projekteve në energji, si parqet eolike, energjia nënujore nga Pulja etj. Të gjitha këto i sillnin qeverisë shqiptare qindra milionë euro fitime në vit për arkën e shtetit dhe për zhvillimin e vendit, pa harxhuar apo shpenzuar asgjë. Bëhet fjalë për firmosje marrëveshjesh që këto rrjete transporti që pritet të ndërtohen, të kalonin nëpërmjet territorit shqiptar tokësor dhe më tej ujor. Duke ia shitur detin Greqisë, mbi 200 kilometra, këto gazsjellës dhe naftësjellës nuk do të kalonin më në territorin shqiptar të shitur me marrëveshje, por në atë grek. Fitimet do të shkonin për arkën e shtetit grek, në mënyrë që të mbulonte një pjesë të borxheve që i ka BE-së, pa bërë asnjë shpenzim. Dhe për të kuptuar këtë, pas lajmit për energjinë nënujore Itali-Shqipëri, Pulja-Bari, më poshtë lexoni një tjetër lajm të fundit që vjen nga firmosja e një marrëveshjeje për gazsjellësin ndërkombëtar që do furnizojë Evropën në të ardhmen. Pas prishjes së marrëveshjes së qeverisë me Greqinë për të shitur detin, duket se të mirat do të jenë për shqiptarët, pasi nga ky gazsjellës përfiton së fundmi Shqipëria dhe marëveshja sapo është firmosur.
“Gazsjellësi (Pipeline) Trans-Adriatic dhe operatori kroat “Plinacro Ltd.”, firmosën një memorandum mirëkuptimi për tregun e gazit në Evropë. Marrëveshja 3-vjeçare nënkupton se kompanitë do të shkëmbejnë informacione teknike dhe koordinojnë aktivitetet”. Ky ka qenë njoftimi i përbashkët zyrtar i kompanive rajonale, i quajtur “TAP” (Trans-Adriatic-Plincaro). TAP është i gjatë 520 kilometra, (323-milje) dhe nëpërmjet rrjetit që do ndërtohet do të përcjellë apo transportojë nga 10 bilion, deri në 20 bilion metra kub gaz në vit, përmes linjës Greqi dhe Shqipëri, përmes Detit Adriatik në drejtim të Italisë, në Jug të rajonit të Puljas dhe më tej në brendësi të Evropës. “Ky gazsjellës ndërkombëtar do të kushtojë 1,5 bilion euro (2,1 bilion USD). “EGL AG” dhe “Statoil ASA”, secila prej tyre, përfitojnë 42,5 për qind të këtij projekti “TAP” dhe “E.ON Ruhrgas AG” do të fitojë pjesën e mbetur”, njoftohet.
Ky lajm, firmosja e marrëveshjes mes kompanive, është publikuar nga reporterët e çështjeve ekonomike në disa media ndërkombëtare.

Nga faqa ne facebook: Te behemi 50.000 veta kunder regjistrimit te fese & kombesise.Loje e Grekut

Per me teper klikoni me siper ^^^

loading...
Back to top button