BE: Qeveri teknike në Shqipëri, pa Berishën (?)

Tiranë, 4 shkurt – Qeveria teknike me kryeministër nga Partia Demokratike dhe zëvendëskryeministër nga Partia Socialiste është i vetmi opsion, që pritet të propozohet nga Bashkimi Evropian për zgjidhjen e krizës në Shqipëri. E përditshmja tiranase “Shekulli”, duke transmetuar një njoftim të Agjencisë së lajmeve AMA, shkruan se formula e zgjidhjes së krizës është ende duke u përpunuar nga Bashkimi Evropian. BE-ja pret nga kjo qeveri ta menaxhojë zhvillimin e zgjedhjeve lokale në përputhje me standardet evropiane, realizimin e reformave të kërkuara nga qeveria teknike deri në zgjedhjet e ardhshme të përgjithshme, që mund të mbahen në vitin 2012. Kryeministër pritet të mos jetë më Sali Berisha, por një mbështetës i tij, siç thuhet, i pranueshëm nga opozita. Ndërsa, Partia Socialiste do të ketë zëvendëskryeministrin. Ndër emrat e mundshëm dhe të parët që do të diskutohen janë Gazmend Oketa nga PD-ja dhe Pandeli Majko nga PS-ja.
“Nëse Berisha nuk pranon zgjidhjen e BE-së, atëherë vendi rrezikon sanksionet”,- thotë Agjencia e lajmeve AMA.

Nga faqa ne facebook: Te behemi 50.000 veta kunder regjistrimit te fese & kombesise.Loje e Grekut

Back to top button