OMONIA dhe MEGA: Të bëhet menjëherë regjistrimi etnik i popullsisë

Dy partitë pro greke OMONIA dhe MEGA konfirmojnë iniciativën e tyre për të regjistruar vetë minoritarët grekë në Jug të Shqipërisë. Kryetari i Omonies për Sarandën, Llambi Panteqi deklaroi se pret deklarimin zyrtar të qeverisë shqiptare për regjistrimin e popullsisë.
“Jemi në ndjekje të këtij problemi që për ne është problem që nga disa qarqe është keqkuptuar deklarimi i kombësisë dhe i përkatësisë fetare, kur ne diskutojmë për kombësinë e humbur gjatë sistemit monist, e cila në shumë raste është hequr padrejtësisht. Në rregjistrimin e popullsisë secili do të deklarojë vetë se cilës kombësi e fe i përket. Kur të vijë momenti i regjistrimit ne si organizatë do të marrim të gjitha masat për një transparencë të plotë të këtij procesi dhe mbi ecurinë e tij do të mbajmë edhe ne qëndrimin tonë”, deklaroi kreu i Omonia, në Sarandë.
Ai ka thënë se shumica e mendimeve të shprehura nga Konsulli grek në Korçë, janë qëndrime të tij personale.
Ndërkaq, kryetari i partisë “MEGA”, Kristaq Kiço, tha se shtyrja e regjistrimit etnik të popullsisë do të ishte e gabuar.
“Është i pajustifikueshëm vendimi i qeverisë shqiptare për shtyrjen e afatit të fillimit të regjistrimit të popullsisë. Ne do të ndërmarrim vetë në nivel partie procesin për identifikimin e minoritetit grek, numri e tyre dhe shifrat do t`ia bëjmë të ditura Këshillit të Europës”, tha ai.
Nga faqa ne facebook: Te behemi 50.000 veta kunder regjistrimit te fese & kombesise.Loje e Grekut