Përfundon ekspertiza e Prokurorisë: Ziver Veizi u qëllua nga ushtarët e Gardës
Përfundon ekspertiza e parë për vrasjet e datës 21 Janar përpara kryeministrisë. Sipas të dhënave të ekspertizës mësohet se predha që ka goditur Ziver Veizin, i cili është qëlluar për vdekje në hyrjen e majtë të Kryeministrisë, i përket një nga armëve të Gardës. “Ka përfunduar ekspertiza e parë për vrasjet e 21 janarit. Predha që ka goditur Ziver Veizin i përket një nga armëve të Gardës që i janë nënshtruar ekspertizës shkencore në Ministrinë e Brendshme, ku asistoi edhe prokurori amerikan, i cili ka dhënë këshilla për grupin hetimor”, thanë burimet nga Prokuroria e Tiranës. Pritet që deputetët socialistë të paraqiten sot në Prokurorinë e Tiranës, për të treguar gjithçka kanë parë në bulevard, gjatë ngjarjeve të 21 janarit. Një veprim të tillë pritet ta bëjnë Tom Doshi, Paulin Sterkaj dhe Besnik Bare.
Te behemi 50.000 veta kunder regjistrimit te fese & kombesise.Loje e Grekut