Dogji flamurin shqiptar në Xhenova, 3 vjet burg ultrasit serb

Tre vjet e tre muaj burg për “Ivanin e tmerrshëm”. Ky ka qenë dënimi i Gjykatës së Xhenovas, për të akuzuarin kryesor të incidenteve të 12 tetorit të kaluar që solli ndërprerjen e ndeshjes Itali-Serbi, në të cilën u dogj edhe flamuri shqiptar.
Gjykatësit iu desh më pak më shumë se dy orë për të fiksuar dënimet kundër Ivan Bogdanovit dhe tre të akuzuarve të tjerë serbë.
Pikërisht për të tjerët, ndëshkimet janë po aq të ashpra: 3 vjet për Nikola Klickovis, 2 vjet e 8 muaj për Daniel Ianiç dhe 2 vjet e gjashtë muaj për Srdan Iovetiç.
Krimet për të cilat akuzoheshin tifozët serbë ishin ato të rezistencës të rënduar ndaj autoriteteve publike italiane, dëmtime dhe sjellje të papërshtatshme brenda stadiumit.

Nga faqa ne facebook: Te behemi 50.000 veta kunder regjistrimit te fese & kombesise.Loje e Grekut

Per me teper klikoni me siper ^^^

loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button