Shqiptarët e grekët sipas një sulltani

Edhe pse ka një vizatim zyrtar të historisë 500-vjeçare nën sundimin otoman të Shqipërisë, nuk kanë munguar as nuancat e ndryshme jozyrtare që kanë tentuar të ndërhyjnë në këtë lloj vizatimi, duke ja zbehur linjat në disa drejtime.

Një libërth i botuar së fund me titull “Kujtimet e mija nga politika” që ka për autor Sulltan Abdylhamitin, është i rrallë në llojin e vet, ngase deri më sot, arkivat osmane apo rrëfimet e të tjerëve mbi eksperiencat e osmane, ku veçojmë ato të diplomatëve, udhëtarëve e artistëve perëndimorë, kanë baza e skalitjes së një përfytyrimi historik për atë se ç’përfaqësonte ajo perandori.

Ndërsa rrëfimi i një sulltani, në trajtë kujtimesh e rrëfimesh të zhveshura nga gjuha zyrtare, pothuajse ka munguar. I tillë është ky libër i sulltan Abdylhamitit, i cili u kushton ca rreshta edhe shqiptarëve.

Ja çfarë ka thënë ndër të tjera: “Meqenëse shqiptarët kishin hapur zjarr ndaj njësive tona ushtarake, në Këshillin e Ministrave u propozua që të veprohej me rreptësi ndaj qytetarëve tanë shqiptarë. Mirëpo, unë jam i mendimit që sulmi i tyre nuk ishte pa shkak. Ushtarët tanë janë përpjekur të marrin nga disa kulla malore ushqim dhe armë më tepër se sa ishte e nevojshme dhe populli vendas duhet të jetë kundërpërgjigjur.”

Dhe më tej: “…
nga ky popull kanë dalë ushtarë dhe drejtues të jashtëzakonshëm. A nuk janë prej tyre dhe ata që gjenden rreth sulltanatit tim?

Të qenit krenar dhe respekti ndaj lirive që ata zotërojnë me shekuj, janë një ëndërr që ata dëshirojnë. Për më tepër, nëse kemi parasysh dhe ndikimet e vendeve fqinje që kërkojnë t’i armiqësojnë ndaj nesh, atëherë nevojitet që t’i falim ata për shumë gjëra.”

E çuditshme në këtë rast është se shprehi të tilla, “të qenit krenar dhe respekti ndaj lirive”, u shkojnë për shtat gatuesve të historiografisë zyrtare nën komunizëm për kapitullin e sundimit otoman, ose dhe atyre që mëtojnë ta ndërtojnë këtë kapitull historik mbi prirje nacional-komuniste, për shkak se opinioni i Abdulhamitit, ka një përputhje me ligjërimin e tyre skematik, emfatik, adekuat dhe të panegociueshëm mbi një “popull të lashtë…ndër më të lashtët…që e do lirinë…krenar që është shqiptar…e që të huajin e ka luftuar…me pushkën që nuk e ka hequr kurrë nga dora…e hasmit i ka treguar vendin… etj,etj.

Ndaj, nisur nga kjo, nuk është çudi që opinioni i Sulltan Abdylhamitit, të shërbejë si referencë e ndritshme këtej e tutje për një pjesë të mirë të hulumtuesve dhe oponionbërësve në këtë fushë, të asaj kategorie që e bën qasjen historike me ngasje gjaku e jo principi mbi të vërtetën. Ngjashëm mund të shërbejë dhe kapitulli mbi grekët, që ndryshe nga ai për shqiptarët, titullohet (fërko duart): “Hajdutëria”.

Në këtë kapitull, Abdylhamiti rrëfen për një marrje peng në afërsi të Sivasit, të një drejtori minierash me shtetësi franceze, me qëllim grabitjen dhe thotë se të tilla gjeste të ulëta janë të shpeshta dhe që i kanë kushtuar arkës së perandorisë shpenzimin e mijëra lirave për të paguar lirimin e pengjeve. Dhe ja se shkruan sulltani më tej: “Këtë punë që ta nxin fytyrën e bëjnë gjithmonë grekët.

Duhet pranuar se ata janë bërë mjeshtër në rrëmbimin e njerëzve dhe përfitimin prej tyre. Mirëpo, e keqja e kësaj pune është se kurrë xhandarët e arrestojnë ndonjërin prej tyre, qeveria greke ndërhyn menjëherë në këtë çështje dhe e kërkon atë hajdut meqë është qytetari i saj. Në këtë mënyrë, në fund të marifeteve të tyre, ta shpëtojnë nga dënimi i vetëm që meritojnë, pra shpëtojnë pa u varur”.

Por, për t’iu larguar çdo spekulimi, në kapituj të tjerë, Abdylhamiti përcjell dhe vlerësime për grekët, sidomos për potencialin e tregtisë së tyre brenda perandorisë.

Në libërthin e tij me kujtime botuar në shqip për herë të parë, Sulltan Abdylhamiti, flet dhe për nacionalitete të tjera të perandorisë, si për bullgarët më së shumti, e sidomos për armenët. Ai flet për ankthet e epokës së tij, që shënon dhe fundin e një perandorie 500-vjeçare, duke u bërë intriguese për shkak të gjuhës deri diku intime, siç e meritojnë ta kenë kujtimet.

Nga faqa ne facebook: Te behemi 50.000 veta kunder regjistrimit te fese & kombesise.Loje e Grekut

Per me teper klikoni me siper ^^^

loading...

3 Komentet

  1. normale turqia gjithmon na ka dash por ka pasur disa mendie lehte qe binin pre e genjeshtareve grek si thon trimeria greke vdiq por dinakria jo pastaj ne kohen e osmaneve te gjith shqiptaret ne stamboll shkolloheshin dhe perkraheshin nga sulltanet mos te genjehet njeri nga filmat qe japin komunistet ne 97 greku filloi e vendosi kufinj kurse turku ja preu vijen hileqarit .dhe si perfundim se u zgjata shum
    ne nuk kemi shtet se po te kemi shtet nuk kakaris nje byth greku pse nuk llamatit me turkun qelbesira nje flamur u mundua te hiqte greku nga ishulli dhe e gjeti te semes e jo me te bej lojra si loz me pushtetaret tan u shofshin farae keqe

  2. Skemi pas nevoj per dashni prej Turku jo, veq sherrin ja kemi pa atyne. Edhe tashi ende nuk jan bere publike tapijat qe mbahen ne nje siguri tej mase.

    Asnje te mire nuk kemi patur nga Turku veq dem.

  3. po te te donte turku ty anadollak mutit nuk do ta pengonte pavarsine e shqiperise ne 1912 por do te ndihmonte dhe e la kete vend te coptuar e te shkaterruar,i hoqi idententitet e la pa kulture.Po te na donin na ndihmonin per bashkimin e trojeve.rrace e keqe jeni mor shtatanike mutit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button