Nga faqa ne facebook: Te behemi 50.000 veta kunder regjistrimit te fese & kombesise.Loje e Grekut Per me teper klikoni me siper ^^^

Organizatat atdhetare kanë reaguar menjëherë pas publikimit në media të pretendimeve të kryetarit të Bashkisë së Himarës Vasil Bollano se 34 fshatra të jugut i takojnë vorio-epirit.
Shoqata Labëria njoftoi se ka hartuar një peticion dhe ka kërkuar që Bollano të mos përkrahet për të kandiduar për bashkinë e Himarës në zgjedhjet lokale të 8 majit.
“E djathta po se po, po nuk po reagon as e majta për këtë problem që po ngrihet. Duhet medoemos ta denoncojë këtë problem, dhe ta apelojë në tërë strukturat e veta, për të qenë të gjithë së bashku. Ne ndaj nuk biem dakord që pikërisht kjo kandidaturë e këtij njeriu që do të rrijë prapë në pushtet dhe për ato aleanca të pista që bëhen midis forcave politike, për ti mbajtur në pushtet. Ne denoncojmë që njerëz të tillë nuk duhet të jenë në karrigen e pushtetit dhe të flasin me gjuhën e pushtetit”, tha Ago Nezha, kryetar i Shoqatës “Labëria”.
Në takimin me moton “Pa Himarë, nuk ka Shqipëri” u prek edhe një herë çështja e kombësisë në regjistrimin e popullisë si një nga problemet kryesore aktuale të identitetit kombëtar.

Per me teper klikoni me siper ^^^

loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button