Deprecated: stristr(): Non-string needles will be interpreted as strings in the future. Use an explicit chr() call to preserve the current behavior in /var/www/vhosts/zgjohushqiptar.com.al/zgjohushqiptar.al/wp-content/plugins/a2-w3-total-cache/lib/W3/PgCache.php on line 1054
Protesta kundër Bollanos, policia e Vlorës kthen në rrugë protestuesit | My CMS

Protesta kundër Bollanos, policia e Vlorës kthen në rrugë protestuesit

Policia ka ndërprerë protestën e banorëve të fshatrave të Vlorës, të cilët ishin nisur drejt Himarës për të protestuar ndaj kryetarit të bashkisë së këtij qyteti, Vasil Bollano, pas deklaratave të këtij të fundit se fshatrat e Vlorës janë me ndërgjegje greke, të bëra publike në faqen në internet të këtij institucioni.

Sipas të dhënave, karvani i protestuesve është ndaluar nga policia e Vlorës në afërsi të Llogarasë. Bashkë me punonjësit ka qenë edhe vetë drejtori i policisë së Vlorës, i cili ka dhënë si arsye para protestuesve faktin se rruga nga Orikumi në Himarë është e gjatë dhe është e pamundur të ndiqet tubimi nga forcat e policisë.

Ai ka shtuar se n.q.s. tubimi do të vijonte, ai do të quhej i paligjshëm dhe organizatorët do të duhet të mbanin përgjegjësi për një gjë të tillë.
Ndërkohë, organizatorët e protestës janë shprehur se protesta ka për qëllim të dënojë deklaratat e Bollanos dhe qarqet që e mbështesin, dhe nuk u drejtohet banorëve të Himarës, të cilët ata i konsiderojnë vëllezër.

Ata kanë lexuar edhe fjalimin e përgatitur për t’u mbajtur në protestën e parashikuar prej tyre dhe në fund kanë shprehur vendosmërinë për t’i vijuar protestat në lidhje me këtë çështje.

Per me teper klikoni me siper ^^^

loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button