Eliza Dushku: Unë jam thesar i kombit shqiptar
Aktorja e famshme me origjinë shqiptare, Eliza Dushku vazhdon me sukses karrierën e saj artistike në Hollywood, pa harruar prejardhjen e saj.
Në një intervistë për revistën amerikane Us Magazine, ajo ka rrëfyer shumë gjëra rreth vetes që njerëzit nuk i dinë, ndër të cilat të bie në sy fakti se ajo është krenare për origjinën e saj shqiptare.
Eliza ka treguar se nuk është e zonja në gatim dhe se zakonisht është katastrofë në kuzhinë, por ka shtuar:- ” Unë mund të bëj gatime tradicionale shqiptare”.
Ndërkohë në listën e 25 fakteve rreth saj, si faktin e trete ajo përmend sërish kombin shqiptar. Aktorja me origjinë shqiptar ka thënë:- “Unë jam thesar i kombit shqiptar, së bashku me familjen Belushi dhe Nënë Terezën.”
Nga faqa ne facebook: Te behemi 50.000 veta kunder regjistrimit te fese & kombesise.Loje e Grekut
Per me teper klikoni me siper ^^^