Deprecated: stristr(): Non-string needles will be interpreted as strings in the future. Use an explicit chr() call to preserve the current behavior in /var/www/vhosts/zgjohushqiptar.com.al/zgjohushqiptar.al/wp-content/plugins/a2-w3-total-cache/lib/W3/PgCache.php on line 1054
PRESIONET DHE MILIONA DOLLARË TË FEDERATËS GREKE TË AMERIKËS PËR GREQIZIMIN E JUGUT TË SHQIPËRISË | My CMS

PRESIONET DHE MILIONA DOLLARË TË FEDERATËS GREKE TË AMERIKËS PËR GREQIZIMIN E JUGUT TË SHQIPËRISË

Pak kohë më parë qeveria greke shfaqi dyshimet e saja në lidhje me shtyrjen e regjistrimit të popullsisë në Shqipëri edhe pse Greqia kishte marrë garanci nga qeveria shqiptare se regjistrimi do të kryhet brenga vitit 2011, ajo shfaqi brengosje. Është interesantë fakti se më shumë shqetësohet Greqia për regjistrimin e popullsisë në Republikën e Shqipërisë se sa vetë strukturat shtetërore shqiptare. Por përse gjithë ky interesim dhe shqetësim i Greqisë për shtyrjen e regjistrimit të një shteti tjetër?! Përse Greqia nuk ka treguar interesim dhe shqetësim për regjistrimet në Bullgari dhe Maqedoni? Kur dihet që prej shumë vitesh Greqia investon në Bullgari dhe Maqedoni për njohjen e minoritetit grek atje.(Greqia pretendon se në Maqedoni jetojnë rreth 100 mijë grek të mohuar si minoritet.) 

Projektet greke për regjistrimin në Shqipëri me vetdeklarimin e qytetarit të etnisë dhe fesë kanë filluar para 4-5 vitesh. Atëherë ku vetë Republika e Shqipërisë nuk kishte në projektet e saja regjistrimin e popullsisë në vitin 2011.
Më 22 Prill, 2009, pak ditë përpara se kryeministri i Greqisë z.Kosta Karamalis të bënte vizitën në Shqipërisë Federata Epiriote e Amerikës i dërgoj atij një letër ku ndër të tjera thuhej:

“Javën e ardhshme ju do të vizitoni fqinjë e Greqisë, Shqipërinë e cila vendi ynë ka 20 vite që nga shembja e regjimit komunistë e mbështet fort ekonomikisht. Shqipëria ende nuk ka përmbushur të drejtat e pakicës së minoriteti etnik grek, të drejta që burojnë nga traktatet ndërkombëtare. Ne po ju përmendim disa probleme serioze që po ballafaqohen grekët në Shqipëri. Para pak ditësh kryetari i bashkisë së Himarës z.Vasil Bollano u dënua nga gjykata shqiptare, ky dënim i projektuar është për të ndëshkuar minoritetin grek, për tu larguar nga shtëpitë e tyre dhe kërkuar strehim në Greqi. Sjellja e tillë e autoriteteve shqiptare para vizitës zyrtare të kryeministrit të Greqisë paraqet një sjellje sfiduese ndaj Greqisë.
Regjistrimi i deklarimit të kombësisë që duhet të mbahet, qeveria shqiptare edhe pse gjithnjë premton për ta realizuar, ajo vazhdimisht e shtyn atë. Ne besojmë se regjistrimi me deklarimin e kombësisë do të na japë një numër të saktë të grekëve në Shqipëri.
Një problem kritik paraqitet me pronat në Epirin e Veriut. Autoritetet lokale sidomos në zonat e bregdetit u japin shqiptarëve me dokumente të rreme pronat e minoritetit duke i detyruar grekët të largohen për në Greqi. Edhe pse Shqipëria përfiton ndihma financiare të konsiderueshme, ajo shumë pak financon në infrastrukturën në Jug, ku jeton shumica e minoritetit grek. Shumë zona të minoritetit mbeten të izoluara, larg shkollave dhe qendrave mjekësore…”

Siç shihet nga letra e Federatës së Epiriotasve të Amerikës grekët janë munduar para disa viteve të punojnë për t’ia arritur qëllimet e tyre dashakeqëse ndaj Shqipërisë duke bërë presione të njëpasnjëshme. Sipas letrës që mban datën 22 Prill 2009, shfaqen ndjenjat e tyre antishqiptare duke gënjyer rreth dënimit të atëhershme me gjobë të Vasil Bollanos, paraqitur probleme që nuk ekzistojnë si marrja e pronave minoritarëve dhe dhënia e tyre shqiptarëve. Minoriteti grek në Shqipëri i gëzon të gjitha të drejtat në shkollimin e tyre në gjuhën amtare, shëndetësinë falas, si të gjithë qytetarët e Shqipërisë. Duke u bazuar në realitetin aktual kjo letër është një keqinformim i drejtuesve të Federatës Epiriotase të Amerikës në drejtim të kryeministrit të atëhershëm z.Karamalis.

Letra e Federatës Panepiriotase të Amerikës drejtuar kryeministrit të Greqisë Kosta Karamalis pak ditë para vizitës zyrtare që ai bëri në Shqipëri më 25 Prill 2009

Miliona dollarë për çështjen e Vorio Epirit nga Nikolla Geixh

Nicholas Gage(Nikolla Geixh) është i njohur për opinionin shqiptar si njeriu që në projektet e tij ka shpalljen e Autonomisë së Vorio Epirit. Ai për përhapjen e greqizmit në jugun shqiptar themeloj në vitin 1991 Fondacionit për Vorio Epirin bashkë me kryepeshkopin Sotirios nga Toronto të Kanadasë dhe Menalaos Tzelios, ish-kryetar i Federatës Epiriotase të Amerikës. Ky Fondacion funksionon nën ombrellën e Federatës Epiritase të Amerikës.
Fondacioni vitin e para grumbullojë 335.000 dollarë dhe dhuruesi më i madh ishte Vasil Papakristidhis që jeton te dhe punonte në Londër, pronar anijesh i cili dha 150.000 dollarë. Më tej shuma të mëdha dhuruan minoritar nga Shqipëria si Michael Anagnos dhe Anthony Kales të cilët jetojnë dhe punojnë në Amerikë.
Fondacioni ka dhuruar 638,709 dollarë individëve dhe organizatave në jugun e Shqipërisë. Këto kontribute shkuan në ndihmë të organizatave fetare, shkollave, grupeve kulturore të cilat propagandojnë përhapjen e greqizmit në Shqipëri dhe më tej shpalljen e Autonomisë politike të Vorio Epirit. Në arkën e këtij Fondacioni sipas të dhënave janë rreth 438.394 dollarë të cilat do të përdoren për rritjen artificiale të minoritetit grek në Shqipëri gjatë regjistrimit të popullsisë. Pak kohë më parë Nikolla Geixh bëri thirrje për rritjen e ndihmave për Fonacionin: “Komiteti themeltar u inkurajua të punojë zellshëm në rritje të Fondacionit për shkak të nevojave të mëdha me të cilat ballafaqohen grekët etnik në Epirin e Veriut. Ke përkrahjes fisnike nga shumë grupe dhe individë të cilët dërguan kontribute nga 20 deri 200,000 $. Fondacioni do të vazhdojë të rritet dhe me kohë do të përfshijë kontribute nga të gjithë degët e Federatës dhe nga mijëra greko-amerikan të brengosur për çështjen e Vorio Epirit”.
Siç duket publicisti pensionist Nikolla Geixh po vazhdon misionin e Shën Kozma Etoliani (1714-1779) i cili është babai i përhapjes së greqizimit dhe për asimilimin e shqiptarëve në Greqi e Shqipëri. Mirëpo sot Nikolla Geixh ka ndryshuar vetëm strategjinë e asimilim, por qëllimi ka mbetur i njëjtë. Ai i aneksimit të jugut të Shqipërisë, zhdukjen e ortodoksizmit tek shqiptarët edhe pse shqiptarët janë misionarët e parë që përhapën kristianizmin në Ballkan dhe më gjerë.
Shën Kozmai përhapi gjuhën greke nga Suli i Çamërisë e deri në Krujë duke thënë: “Dërgoni fëmijët tuaj të mësojnë greqisht për arsye se kisha jonë është greke. Dhe ti, vëllai im, po nuk mësove greqisht, nuk mund të kuptosh ato që thotë kisha jonë. Më mirë, vëllai im, të kesh shkollë greke në vendin tënd, se sa të kesh burime dhe lumenj. Cilido i krishterë, burrë apo grua, që më premton se brenda në shtëpi nuk do flasë shqip, le të ngrihet në këmbë dhe të ma thotë këtu. Unë do t‘i marr atij të gjitha mëkatet në qafën time, që nga dita e lindjes së tij e deri sot, do t‘i porosis të gjithë të krishterët që t‘i flasin dhe do t‘i shlyej të gjitha mëkatet. Ai nuk do ta gjente këtë rast sikur të jepte para me mijëra”.
Ndërsa Geixh financon miliona dollarë për hapjen e shkollave greke në Shqipëri, ndryshimin e etnisë dhe besimit fetar duke vazhduar misionin në formë më të moderuar.
Këtë herë grekët nuk janë kënaqur duke asimiluar fshatrat shqiptar si Frashtani dhe Lugari të cilat nuk mundi Shën Kozmai ti asimilonte, por Shën Nikolla Geixh po shkon edhe më tej duke kërkuar Korçën, Përmetin, Gjirokastrën, Vlorën, Sarandën, Delvinën.

Nikolla Geixh, themeluesi i Fondacionit për financime të hapjeve të shkollave greke në Shqipëri.

Rezolutë e Federatës greke kundër Shqipërisë

Në Konventën e saj Federata Panepiriotase të Amerikës të mbajtur në qershor 2007 miratuan një Rezolutë për mos pranimin në NATO dhe BE të Shqipërisë pa plotësuar disa kushte për minoritetin grek në Shqipëri. Siç shihet Rezoluta përmban shpifje dhe përmban kërkesa të plotësuara prej vitesh sepse minoriteti grek në Shqipëri i gëzon të gjitha të drejtat. Sa për mos rikthimin e grekofonëve në fshatrat e tyre nuk është faji i qeverisë shqiptare, por i vetë minoritarëve të cilët të hollat që kanë fituar në emigracion nuk i kanë investuar në vendlindje. Shumica e minoritarëve grek kanë blerë shtëpi në Greqi dhe kanë hapur biznese e tyre atje.

REZOLUTA
1.- U bëjmë thirrje SHBA, Bashkimit Evropian, Kombeve të Bashkuara dhe të gjithë organizatave ndërkombëtare të kërkojnë që Shqipëria ti plotësojë të gjitha detyrimet e saja ndërkombëtare ndaj pakicës greke në Epirin e Veriut dhe anembanë Shqipërisë.
2.- I ftojmë përfaqësuesit evropian që negociojnë me Shqipërinë në krijimin e një kornizë për integrimin eventual në Evropë të ngrijnë negociatat derisa qeveria Shqiptare ti plotësojë kërkesat e BE për të ndërmarrë masa korrekte ndaj pakicave në vend.
3.- E ftojmë qeverinë shqiptare të përmirësojë pranimin e saj të plotë në bashkësinë e popujve të ndërgjegjshëm duke ia rikthyer pakicës së saj të përgjithshme greke të gjitha drejtat arsimore, fetare, politike, gjuhësore dhe kulturore ajo që u takon nën marrëveshjet bilateral dhe ndërkombëtare të nënshkruar nga përfaqësuesit e saj që nga krijimi i shtetit në vitin 1913 përfshirë dhe të drejtën për të deklaruar përkatësinë e tyre etnike dhe fetare në regjistrim të popullsisë të monitoruar nga mbikqyrës ndërkombëtarë.
4.- E ftojmë qeverinë shqiptare që më në fund të respektojë mendimin këshilldhënës të Gjyqit Ndërkombëtar të Drejtësisë i vitit 1935 për të lejuar grekët etnik të edukojnë fëmijët e tyre në gjuhën e tyre amtare kudo që jetojnë ata.
5.- E ftojmë qeverinë greke të ngrejë një zë të fuqishëm pranë organizatave ndërkombëtare për të drejtat e grekëve etnik në Shqipëri dhe të bëj gjithçka në fuqinë e saj për të ndihmuar grekët e Epirit të veriut që punojnë në Greqi të kthehen në shtëpitë e tyre duke u mundësuar ndihmë ekonomike e cila do tu mundësojë atyre të fitojnë jetesën e tyre në rajonet e tyre të lindjes dhe të ruajnë identitetin e tyre.
6.- E ftojmë Kuvendin Grek të miratojë një Rezolutë që ajo nuk do të japi pëlqim për anëtarësimin e Shqipërisë Bashkimin Evropian përderisa ajo fillimisht ua jep të gjitha drejtat pakicës greke në vend duke filluar me një masë korrekte të anëtarëve të saj.

Disa nga drejtuesit e shoqatave epirotase të Amerikës. Ndër ta në këtë foto janë Nikolla Geixh, president nderi i Federatës Panepiriotase të Amerikës, Fotios Galicis, president i Federatës Panepiriotase të Amerikës, Mihal Servos, president i fondacionit për Amerikën.
Fotografia është bërë më 16 qershor 2007, ditën e miratimit të Rezolutës kundër Shqipërisë.

Ky eshte nje material qe vjen nga faqa jone ne bashkpunim me faqen ne ne facebook: Te behemi 50.000 veta kunder regjistrimit te fese & kombesise.Loje e Grekut

Per me teper klikoni me siper ^^^

loading...

Një koment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button