Greqia kërkon sqarime për paktin detar, Spahiu: S’ka marrëveshe juridike

Nënkryetari i KLD-së Kreshnik Spahiu ka reaguar pas deklaratave të ministrit të Jashtëm grek Dimitris Droutsas, i cili ka kërkuar shpjegime në lidhje me paktin detar, mes Shqipërisë e Greqisë.

Sipas Spahiut, për këtë cështje është shprehur qartë Gjykata Kushtetuese, ndërsa shtoi se marrëveshja nuk është juridike dhe ligjore, por politike.

““Nuk ekziston asnjë marrëveshje juridike ligjore në fuqi. Ka pasur vetëm disa negociata, ka qënë një marrëveshje politike, për të cilën Gjykata Kushtetuese është shprehur qartë. Në këtë kontekst do të thoja që nuk ekziston asnjë marrëveshje mes shtetit grek dhe atij shqiptar pasi Gjykata Kushtëetuese është shprehur për papajtueshmërinë e saj”,- tha Spahiu.

Numri dy i KLD-së Spahiu shtoi më tej, se mos respektimi i kësaj marrëveshje nga ana e Greqisë, cënon rendin juridik në Shqipëri.
“Shteti grek është një vend anëtar i BE-së, ku nga parimet e respektimit të shtetit ligjor është ngitur gjithë BE. Të 27 vendet e BE nuk rrinë bashkë për shkak të gjuhës, historisë, fesë por rrinë bashkë për shak të rregullave dhe shtetit juridik që funksionon. Në Shqipëri Gjykata Kushtetuese është shprehur qartë në lidhje me papajtueshmërinë kushtetuese që ka marrëveshja për ndarjen e kufirit jugor, ndarjen territoriale të ujrave. Është detyrim i të gjitha institucioneve shqiptare dhe të huaja të respektojnë sovranitetin dhe rendin juridik në Shqipëri. Cdo lloj deklarate politke e cila vjen në kundërshtim të hapur me parimet kushtetuese, me vendimet e gjykatave shqiptare, në mos respektim të frymës së të drejtës ndërkombëtare nuk bën gjë tjetër vecse cënon rendin juridik në Shqipëri”,- nënvizoi Spahiu.

Ndërsa Droutsas theksoi në një intervistë për Gazetën Shqiptare se “Këtu kemi një marrëveshje për të cilën u ra dakord mes dy vendeve dhe me vullnetin e dy qeverive. Është një marrëveshje që mbështetet plotësisht në të drejtën ndërkombëtare, marrëveshje që u konsiderua nga të dy qeveritë si shumë e rëndësishme; një marrëveshje e drejtë dhe në favor të të dy vendeve. Nuk dua që t’ju lodh me hollësitë e marrëveshjes apo të Gjykatës Kushtetuese, të cilat nuk shkojnë me të drejtën ndërkombëtare apo të drejtën e detit. Kjo duhet diskutuar në një nivel tjetër. Fakti është se ekziston kjo marrëveshje. Respektojmë procedurat në Shqipëri. Njohim vështirësinë e qeverisë shqiptare pas vendimit të gjykatës Kushtetuese, por mbetet detyrë e qeverisë shqiptare të sqarojë këtë çështje dhe kërkojmë përgjigjen e palës shqiptare për të përfunduar marrëveshjen që të dyja qeveritë e konsideruan të rëndësishme. Sepse edhe kryeministri e pranoi këtë gjë”,- ka deklaruar ai.(m.a/BalkanWeb)

Per me teper klikoni me siper ^^^

loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button