Deprecated: stristr(): Non-string needles will be interpreted as strings in the future. Use an explicit chr() call to preserve the current behavior in /var/www/vhosts/zgjohushqiptar.com.al/zgjohushqiptar.al/wp-content/plugins/a2-w3-total-cache/lib/W3/PgCache.php on line 1054
Qeveria kundër Spahiut: “Pro” heqjes së kombësisë me ligj | My CMS

Qeveria kundër Spahiut: “Pro” heqjes së kombësisë me ligj

Gjykata Kushtetuese nis shqyrtimin e ligjit të gjendjes civile, i cili përcakton nocionet e kombësisë së qytetarëve dhe procedurat e ndryshimit të saj. Gjykatat e Rrethit Gjyqësor Sarandë, Përmet dhe Shkodër, e kanë konsideruar termin ‘kombësi’ në ligjin e gjendjes civile si antikushtetuese. Përfaqësuesit e qeverisë kontestojnë ankimin e bërë, duke u shprehur se kombësia duhet të mbetet pjesë e gjendjes civile.

Përfaqësuesja e qeverisë, Marsida Xhaferllari ka shprehur shqetësimin përpara anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese se, nëse hiqet termi kombësi, çështja është se sa do të ndikojë kjo më pas në ruajtjen e identitetit kombëtar të shqiptarëve. “Kombësia është përbërës i gjendjes civile.

Duke dhënë procedurën e regjistrimit të kombësisë dhe veçoritë e këtij elementi pak a shumë të barabartë me elementë të tjerë të gjendjes civile, opinioni ynë është të vendosim një ekuilibër të përshtatshëm. Nga viti 2003 në 2011-ën, pas tetë viteve bëhet kërkesë për kontrollin e antikushtetutshmërisë. Ky ligj ka tetë vite që lexohet nga këto tri gjykata, që kombësia është përbërëse e gjendjes civile”, – tha përfaqësuesja Xhaferllari.

Abuzimet me ndryshimin e kombësisë janë denoncuar fillimisht nga nënkryetari i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, Kreshnik Spahiu, i cili është shprehur se në Korçë, Përmet dhe Gjirokastër kanë bërë ndryshimin e kombësisë rreth 2 mijë qytetarë. Në ndryshimet që pësoi ligji i gjendjes civile në 2003-in, kombësia u njoh për herë të parë si element përbërës i gjendjes civile të individit.
(s.g/GSH/balkanWeb)

Nga faqa ne facebook: Te behemi 50.000 veta kunder regjistrimit te fese & kombesise.Loje e Grekut

Per me teper klikoni me siper ^^^

loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button