Idrizi: Kushtetuesja të ndërpresë regjistrimin

Kryetari i PDIU-së, Shpëtim Idrizi i kërkon Gjykatës Kushtetuese të parashohë ndërprerjen e procesit të regjistrimit të popullsisë me bazë vetëdeklarimin e kombësisë, si masë sigurie, derisa të marrë vendimin.

Gjatë një takimi të zhvilluar dje me mbështetësit e Partisë Drejtësi, Integrim dhe Unitet në njësinë bashkiake nr.3 në Tiranë, kryetari i PDIU-së, Shpëtim Idrizi i kërkoi Gjykatës Kushtetuese që të ndërpresë procesin e regjistrimit të popullsisë me bazë vetëdeklarimin e kombësisë, si pjesë e procesit të nisur dy ditë më parë kundër ndërrimit të kombësisë.

Ai përshëndeti nisjen e procesit në Gjykatën Kushtetuese për ndalimin e abuzimit me ndërrimin e kombësisë. “Ne kemi besim të plotë në institucionet e drejtësisë dhe akoma më shumë në Gjykatën Kushtetuese, se do të jetë e paanshme dhe e drejtë në vendimin e saj. Ne mendojmë se në thelb të këtij kontestimi kushtetues, qëndron papërcaktueshmëria e plotë ligjore e konceptit të kombësisë. Pa një përcaktim të plotë të tij nëpërmjet amendimeve ligjore, s’mund të ketë proces regjistrimi të popullsisë”, – tha Idrizi.

Sipas tij, “regjistrimi nuk mund të bëhet thjesht dhe vetëm mbi bazën e deklarimit individual. Nuk është vetëdeklarimi individual e drejtë kushtetuese, por vetëdeklarimi i dikujt që objektivisht është pjesë e një pakice etnike.” “PDIU-ja beson se abuzimet me ndërrimin e kombësisë duhet të marrin fund, si një fenomen që vjen si pasojë e presioneve të vazhdueshme ekonomike dhe njerëzore nga qarqe të caktuara nacionaliste të vendit fqinj”, – tha Idrizi. “Ndërrimi i kombësisë në gjykatat shqiptare nuk ka asnjë vlerë faktike për legjislacionet e vendeve të tjera, por bëhet vetëm dhe vetëm për të arritur në realizimin e një projekti antishqiptar”, – u shpreh kreu i PDIU-së.
(s.g/BalkanWeb)

Nga faqa ne facebook: Te behemi 50.000 veta kunder regjistrimit te fese & kombesise.Loje e Grekut

Per me teper klikoni me siper ^^^

loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button