Shqipja sakrifikohet për arsimtarët maqedonas

Prindërit e nxënësve shqiptarë të shkollës fillore “Goce Dellçev” në Manastir sërish do të ripërtërinë kërkesën e tyre në drejtori, në komunë dhe në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës (MASH), për hapjen e paraleleve shqipe në këtë shkollë. Përfaqësuesi i prindërve shqiptarë, Sedat Demiri tha se kërkesat tani më janë duke u ripërtëri pasi që janë bërë edhe më herët, por sipas tij nuk është problemi te zgjerimi i paraleleve por është problemi se nuk duan të punësohen mësimdhënës shqiptarë. “Ne prapë do të kërkojmë hapjen e paraleleve, por sipas mendimit tim nuk është problemi se nuk duan të hapin paralele shqipe por është problemi se po të hapen ato do të duhet edhe të punësohen arsimtarë shqiptarë dhe për këtë arsye refuzohet tani më disa herë kërkesa jonë”, tha Demiri. Ai shtoi se çështja e punësimit të arsimtarëve është shumë e rëndësishme sepse deri më tani nxënësit shqiptarë vetëm 60 për qind të lëndëve e mësojnë në gjuhën shqipe. “Gjatë vitit të ardhshëm duhet të merret parasysh çështja e punësimit të mësimdhënësve shqiptarë sepse nuk është në rregull që fëmijët tanë të mësojnë 60 për qind të lëndëve në gjuhën maqedonase”, theksoi Demiri. Ndërsa gjatë gjysmë vjetorit të parë paralelet e klasës së pestë dhe të klasës së dyte bojkotuan mësimin për dy javë pasi që kishin mungesë të hapësirës për zhvillimin e mësimit të cilën gjë e konstatoi edhe Inspektorati i arsimit, kurse MASH-i premtoi zgjidhje të shpejtë të këtij problemi, i cili ende vazhdon të jetë prezent.

Nga faqa ne facebook: Te behemi 50.000 veta kunder regjistrimit te fese & kombesise.Loje e Grekut

Per me teper klikoni me siper ^^^

loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button