Shqiptarët paguajnë miliona euro për bustet e vrasësve të tyre

 Në dhjetëra qytete të Maqedonisë janë ndërtuar përmendore të “branitellave”.  Këto përmendore janë ndërtuar me para të buxhetit ku një pjesë të mjeteve i kanë paguar edhe taksapaguesit shqiptarë e jo me vetëfinancim nga qytetarët, sikurse janë ndërtuar përmendoret e  dëshmorëve të UÇK-së. Deri më tani janë ndërtuar ose janë në përfundim e sipër 11 përmendore dhe pesë pllaka përkujtimore të “branitelëve”. Vetëm për përmendoren e Prilepit, Qeveria dhe Komuna kanë ndarë 36 milionë denarë, ose 600 mijë euro. Nëse përafërsisht për një përmendore ndahen rreth 500 mijë euro, atëherë të 11 përmendoret i kanë kushtuar Maqedonisë 5, 5 milionë euro, plus mjetet e tjera të ndara për pesë pllakat përkujtimore. Nëse llogaritet se shqiptarët mbushin mbi 30 për qind të buxhetit, del se ata paguajnë afër 2 milon euro për bustet e branitellëve maqedonas, të cilët në vitin 2001 mizorisht sulmonin fshatrat e tyre, duke shkaktuar dhjetëra viktima civile. Ndërkaq, statusi i ish ushtarëve të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare (UÇK) akoma nuk është zgjidhur, ndërsa përmendore dhe bustet e dëshmorëve shqiptarë janë ndërtuar në  disa fshatra të Maqedonisë, por për ndërtimin e tyre shteti nuk ka paguar asnjë qindarkë. Zgjidhja përfundimtare e statusit të ish ushtarëve të  UÇK-së do ti kushtonte Maqedonisë shumë më pak se shuma e ndarë për përmendoret e “branitelëve”.  Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare (OVL-UÇK) tha se faktori politik është fajtorë për mos zgjidhjen e kësaj çështjeje. “Shqiptarët vazhdojnë të trajtohen në këtë shtet si njerëz të rangut të dytë. E dhimbshme është se kjo dëshmon paaftësinë e subjekteve politike shqiptare, të cilat jo që nuk kanë arritur të zgjedhin problemin, por shpesh diçka kanë deklaruar dhe i kanë ngrënë fjalët e tyre. Në kohë të fundit ata as nuk turpërohen me atë që thonë. Shohim një dorëzim total të subjekteve politike shqiptare”, tha Hoda.
Përmendore të “branitelëve” ka në Strumicë, në Prilep dy, njëra e ndërtuar para pak vitesh dhe tjetra në përfundim e sipër. Në Manastir ka nisur ndërtimi i përmendores së “branitelëve. Në Tetovë ka pllaka përkujtimore në pesë lokacione. Në fshatrat Ratae, Gajre , Vejcë , Brvenicë dhe në Kodrën e  diellit.
Po ashtu në Kamenicë ka bust të një “braniteli”. Në Shkup dhe rrethinë janë katër përmendore të “branitelëve”. Një në afërsi të Ministrisë së Mbrojtjes, një në parkun e komunës Gjorçe Petrov si dhe në fshatrat Vollkovë dhe Ljubanci. Velesi ka ngritur përmendore të “branitellëve” , ndërkaq që edhe Këshilli i Komunës së Kumanovës veç më e ka marr vendimin për ndërtimin e një përmendoreje gjigante për “branitellët”.

Nga faqa ne facebook: Te behemi 50.000 veta kunder regjistrimit te fese & kombesise.Loje e Grekut

Per me teper klikoni me siper ^^^

loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button