Deprecated: stristr(): Non-string needles will be interpreted as strings in the future. Use an explicit chr() call to preserve the current behavior in /var/www/vhosts/zgjohushqiptar.com.al/zgjohushqiptar.al/wp-content/plugins/a2-w3-total-cache/lib/W3/PgCache.php on line 1054
Loja Gruevski-Papandreu…, shqiptarët të rishikojnë kursin politik | My CMS

Loja Gruevski-Papandreu…, shqiptarët të rishikojnë kursin politik

Aleanca sllavo-greke, në boshtin dhe në trekëndëshin e saj: Athinë-Beograd-Moskë, prej shumë kohësh, që nga shkëputja e Maqedonisë nga ish- RSFJ, për ta orientuar dhe integruar Maqedoninë drejt perëndimit dhe familjes së madhe Euro-Atlantike, duket se kanë qenë përpjekje të kota, një “rrahje uji në tavan”, sepse sllavo-grekët, dhe edhe sllavo-maqedonasit si pjesë e tyre, nuk po arrijnë dot, as në Shekullin XXI, që të shkëputen nga mendësia e tyre mesjetare, ndër të cilat është edhe feja (ortodokse) e tyre e përbashkët….
Gafurr Adili
Këmbëngulja e Kryeministrit të Maqedonisë, Nikola Gruevski, për mosndryshimin e emrit të Maqendonisë, si një parakusht për integrimin e Maqedonisë në NATO dhe në
Bashkimin Evropian, nga njëra anë, dhe këmbëngulja e Kryeministrit të Greqisë, Jorgos Papandreu, për ndryshimin e emrit të Maqedonisë, është një lojë perfide, e koordinuar për mrekulli, midis Gruevskit dhe Papandreut.
Pasi që të dy, Gruevski dhe Papandreu, dhe edhe më konkretisht, si Greqia ashtu
edhe Maqedonia, aktualisht po përballen me krizat e thella ekonomike dhe sociale,
dhe për t’i manipuluar qytetarët e tyre, si Gruevski ashtu edhe Papandreu, po i
përdorin për mrekulli kartat e “nacionalizmave” të tyre ndaj shqiptarëve.
Sikur serbofili Gruevski të kishte qenë vërtetë ndonjë nacionalist (demokrat) i thekur i
popullit sllavo-maqedonas, siç edhe po shfaqet te populli i tij si dhe te
bashkësia ndërkombëtare (BE dhe SHBA), atëherë ndaj shqiptarëve, të cilët
Maqedonisë nuk ia kanë kontestuar as emrin, siç ka bërë dhe po bën Greqia, as
indentitetin e saj gjuhësor dhe kombëtar, siç ka bërë dhe po bën Bullgaria dhe as
edhe kishën e saj, siç ka bërë dhe po bën Serbia, do të duhej që me shqiptarët të
sillej edhe më ndryshe dhe popullin shqiptar nën Maqedoninë, që përbën shumicën
dërrmuese (mbi 40%) të popullsisë së përgjithshme të Maqedonisë, përballë
popullsisë sllavo-maqedonase, edhe ta trajtonte si popull shtetformues të
Maqedonisë, dhe nuk do të duhej që atë ta trajtonte, siç edhe po e trajton, si një
popull të kategorisë së dytë dhe të tretë të Maqedonisë.
Gjithashtu, edhe rusofili Papandreu, sikur të ishte ndonjë nacionalist (demokrat) i thekur, i cili gjithashtu ndaj popullit të tij dhe ndaj bashëksisë ndërkombëtare (BE-së dhe
SHBA-ve), anëtare e të cilave edhe është, reklamohet si një super demokrat, atëherë
do të duhej që edhe ky rusofil, me emrin Papandreu, të korrigjonte gabimet dhe fajet
e të parëve të tij dhe të lejonte rikthimin e të gjithë shqiptarëve të Çamërisë
(çamëve) në trojet e tyre në Greqi.
Aleanca sllavo-greke, në boshtin dhe edhe në trekëndëshin e saj:
Athinë-Beograd-Moskë, prej shumë kohësh, që nga shkëputja e Maqedonisë nga ish-
RSFJ, përkundër përpjekjeve të parreshtura (prej gati dy dekadash), jo vetëm të
SHBA-ve dhe të aleatëve të saj, por edhe të shqiptarëve nën Maqedoninë dhe edhe të
të gjithë shqiptarëve si komb, për ta orientuar dhe integruar Maqedoninë drejt
perëndimit dhe familjes së madhe Euro-Atlantike, duket se kanë qenë përpjekje të
kota, një “rrahje uji në tavan”, sepse sllavo-grekët, dhe edhe sllavo-maqedonasit si
pjesë e tyre, nuk po arrijnë dot, as në Shekullin XXI, që të shkëputen nga mendësia
e tyre mesjetare, ndër të cilat është edhe feja (ortodokse) e tyre e përbashkët, gjë
kjo që edhe njëherë ridëshmon faktin se, sllavo-grekët nuk munden që të vjetrën
(fenë e tyre të përbashkët) ta flakin nga supet e tyre, si një mbingarkesë e
tepruar, dhe atë (mbingarkesën e tyre) ta zëvendësojnë me fenë e re, me demokracinë
Euro-Atlantike.
Prandaj, edhe gjykoj që, tani e në të ardhmen, shqiptarët, dhe jo vetëm shqiptarët e Shqipërisë Lindore nën Republikën e Maqedonisë, por edhe të gjithë shqiptarët,
kudo që ata ndodhen, në trojet shqiptare të Shqipërisë Etnike apo në mërgatën e diasporën shqiptare në botë, si dhe mbi të gjitha edhe SHBA-të dhe aleatët e saj,
do të duhet që të rishikojnë kursin e tyre politik të deritanishëm, jo vetëm ndaj
Maqedonisë, por edhe ndaj Greqisë dhe….

Nga faqa ne facebook: Te behemi 50.000 veta kunder regjistrimit te fese & kombesise.Loje e Grekut

Per me teper klikoni me siper ^^^

loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button