Tregu i bananeve në Shqipëri: Sa konsumojmë dhe si u 10-fishuan importet nga Kolumbia

Kur bananet hynë për herë të parë në Shqipëri, u bënë alternativa e qindra ambulantëve, që shisnin frutën tropikale me arka të vogla në rrugët kryesore të Tiranës.
Për shkak se fruta e bananes kërkon klimë specifike për t’u kultivuar, kryesisht është eksportuar nga vendet prodhuese të saj.
Përdorimi kryesor i bananeve sigurisht që është konsumi, bazuar kjo edhe mbi vlerat ushqyese të saj. Konsumi i bananes për frymë në vend sipas përllogaritjeve të ‘Monitor’ është afërsisht 8 kg në vit, ndërsa mesatarja botërore është 12 kg për frymë. Krahasuar me vendet e rajonin, konsumi i bananes për frymë është ndër më të lartët në rajon.
Prodhuesi më i madh botëror, Ekuadori, përllogarit një konsum mesatar për frymë 100 kg në vit.
Sipas të dhënave të Doganës, origjina e bananeve të hyra në Shqipëri gjatë 2016-s është ngushtuar vetëm në tre shtete: Kolumbi, Ekuador, Meksikë.
Bazuar në të dhënat e pesë vieteve të fundit, importet e bananeve nga Kolumbia në Shqipëri janë 10-fishuar nga viti 2010. Eksportet e bananeve nga Kolumbia arritën sasinë dhe vlerën më të lartë të eksportuara drejt Shqipërisë në 2016-n që prej fillimit të vitit 2000 (ndërkohë që të dhënat e 2017-s akoma nuk janë publikuar).
Sipas të dhënave të doganës, në total gjatë 2016-s janë importuar nga këto tri shtete të Amerikës Latine 22 mijë tonë banane me një rritje prej 9 përqindësh krahasuar me një vit më parë. Ndërsa në vlerë, i gjithë totali i bananeve të eksportuara në Shqipëri përllogariten rreth 16.9 milionë dollarë.
Peshën më të lartë të eksporteve e zënë bananet e importuara nga Ekuadori, apo rreth 77 për qind e të gjithë totalit në 2016-n. Rreth 11 për qind e tyre vijnë nga Meksika dhe 12 për qind të peshës e zinin bananet e sjella nga Kolumbia.
Tregu i bananeve është dominuar nga prodhimet në vendet e Amerikës Qendrore. Eksportuesi kryesor sipas të dhënave të FAO-s është Ekuadori. Në total, të gjithë vendet e Amerikës Qendrore përgjigjen për 60 për qind të tregut të bananeve në botë, apo me vlerë 7.1 miliardë dollarë./ZgjohuShqiptar.info

NA NDIQNI EDHE NE FACEBOOK JU LUTEMI!

Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!

loading...
Back to top button