Deprecated: stristr(): Non-string needles will be interpreted as strings in the future. Use an explicit chr() call to preserve the current behavior in /var/www/vhosts/zgjohushqiptar.com.al/zgjohushqiptar.al/wp-content/plugins/a2-w3-total-cache/lib/W3/PgCache.php on line 1054
Merrni frymë lirisht … Fushata mbaroi! | My CMS

Merrni frymë lirisht … Fushata mbaroi!

Merrni frymë lirisht … Fushata mbaroi!
Ju frikë më mos kini t’i shtypni butësisht numrat e pultit televiziv … Ata nuk do ju shfaqin më fytyra politikanësh!
Dhe mos u mbushni më me mërzi nga fjalimet, përditë e përnatë, të mbushur me premtime … se Fushata mbaroi!
Po. Ju të kategorisë që euforia elektorale u duket një garë e përzishme dhe çmendarake, keni të drejtë që pasi akrepat të jenë puthitur në mesnatë, të shkoni të flini me ta qetësisht.
Pasi sot nuk do ju trazojë askush “në mënyrë elektorale”, duke ju tundur flamuj e duke ju shkundur letra të bardha nga qielli në mitingjet shumëngjyrëshe.
Keni të drejtë që sot të jetoni pa u marrë koka erë nga entuziazmi i pafre’, nga fjalët që u lëshuan lumë. Apo nga skenat ku përqafoheshin të gjithë, me të gjithë, për të gjithë.
Po. Ishte një muaj i vështirë. Kur të gjithë të kërkonin dhe të pyesnin, e ti duhej të ishe patjetër palë me dikë.
Muaj kur bashkë me gjakun që na ndërroi në vena, pranvera na ngjizi dhe një shpresë të çuditshme që përvijohej në fytyrat e kandidatëve elektoralë.
Pranvera sivjet nuk erdhi vetëm. Por me gjithë këtë vërshim gazi kolektiv, hareje të shprishur këndshëm që për një çast na pëlqeu dhe na bëri të mendojmë se sot do jemi më mirë se dje.
Ndoshta kjo e fundit edhe është e vërtetë. Nesër vërtet mund të jemi më mirë, pasi … Fushata mbaroi!

Nga faqa ne facebook: Te behemi 50.000 veta kunder regjistrimit te fese & kombesise.Loje e Grekut

Per me teper klikoni me siper ^^^

loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button