Deprecated: stristr(): Non-string needles will be interpreted as strings in the future. Use an explicit chr() call to preserve the current behavior in /var/www/vhosts/zgjohushqiptar.com.al/zgjohushqiptar.al/wp-content/plugins/a2-w3-total-cache/lib/W3/PgCache.php on line 1054
Shqipëria “mban frymën” | My CMS

Shqipëria “mban frymën”

Shqipëria hyri në heshtje elektorale. Në mesnatë, pas fushatës 1 mujore, të gjithë shqiptarëve me të drejtë vote u lihet pak më shumë se 24 orë kohë për të reflektuar për votën e tyre.
 
Partitë mbyllën në datat 5-6 fushatën e tyre zgjedhore në të gjithë vendin. Ndërkohë që Presidenti i Republikës u drejtua qytetarëve me një thirrje për pjesëmarrje në procesin e votimit, për të shkurtuar, sic tha ai, rrugën e Shqipërisë drejt BE-së.

Presidenti Topi apeloi për një proces të qetë e pa incidente dhe ftoi strukturat përkatëse të mbajtjes së procesit zgjedhor të tregojnë profesionalizëm. Apel për një proces të qetë bënë edhe ambasadorët ndërkombëtarë këtu në Tiranë.

Nga ana e saj, Policia e Shtetit në një deklaratë dhënë ditën e djeshme, tha se është tërësisht e përgatitur për të siguruar një proces zgjedhor të qetë në të gjithë vendin.

Ndërkohë, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, sic njoftohet në faqen zyrtare të internetit, do të mbajë në orën 11 të ditës së sotme një mbledhje me rend dite “për ndalimin e disa mjeteve që nuk parashikohen nga ligji në qendrat e votimit”.

Të gjithë shtetasit shqiptarë, mbi 18 vjeç, përfshirë këtu edhe ata që mbushin këtë moshë më 8 Maj kanë të drejtë të votojnë. Për të votuar duhet të jenë të pajisur me një dokument identifikimi, kartë identiteti dhe pasaportë (edhe jo biometrike, nëse nuk i ka mbaruar afati).

Qendrat e votimit hapen në orët e para të mëngjesit të ditës së dielë në të gjithë vendin.

Nga faqa ne facebook: Te behemi 50.000 veta kunder regjistrimit te fese & kombesise.Loje e Grekut

Per me teper klikoni me siper ^^^

loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button