Deprecated: stristr(): Non-string needles will be interpreted as strings in the future. Use an explicit chr() call to preserve the current behavior in /var/www/vhosts/zgjohushqiptar.com.al/zgjohushqiptar.al/wp-content/plugins/a2-w3-total-cache/lib/W3/PgCache.php on line 1054
Salihi e thotë para botës: Gjithë Shqipëria mendon se mund t'ia dalim! | My CMS

Salihi e thotë para botës: Gjithë Shqipëria mendon se mund t'ia dalim!

Golashënuesi më i mirë i Kombëtares dhe i Rapidit të Vjenës për këtë sezon, Hamdi Salihi, ka një ndjenjë të përzier. Atij i jep krahë mbështetja dhe optimizmi i tifozëve shqiptarë se Kombëtarja mund të kualifikohet në “Euro 2012”, por në të njëjtën kohë e “vret” realiteti, kur kthen mendjen dhe kujton se çfarë pengesash duhen kaluar për të mbërritur në Poloni e Ukrainë, ku vitin e ardhshëm do të mbahet Evropiani.

“Që nga fitorja kundër Bjellorusisë të gjithë në Shqipëri mendojnë se ne mund të kualifikohemi në ‘Euro 2012′”, ka thënë “golgeteri” (gjahtari i golave) i Kombëtares së Shqipërisë, Hamdi Salihi. Ai thotë se ka pasur një eufori të madhe te lojtarët dhe tifozët pas triumfit ndaj bjellorusëve (1:0) në fund të muajit mars në “Qemal Stafa”, por tani kur Kombëtarja është në prag të ndeshjes me Bosnjë-Hercegovinën, kjo eufori duhet të zhduket, të paktën nga mendja e futbollistëve.

“Ishte ndjenjë fantastike të marrësh tri pikë nga një ndeshje që duhej fituar patjetër. Gjithashtu bëhem edhe më shumë krenar kur kujtoj që unë shënova golin e fitores”, tha sulmuesi i Rapidit të Vjenës.

Aktualisht, Shqipëria zë vendin e tretë në Grupin D eliminator me tetë pikë, aq pikë sa ka grumbulluar edhe Bjellorusia në vendin e dytë. Kuqezinjtë kanë lënë pas vetes Përfaqësuesen e Bosnjës dhe të Rumanisë. Grupit udhëhiqet nga përfaqësuesja e Francës me 12 pikë. Bosnja ka një pikë më pak se Shqipëria, por edhe një ndeshje më pak të zhvilluar dhe tani është ajo që do të presë në Zenicë Shqipërinë, më 7 qershor.

“Që nga fillimi e kam ditur se do të jetë grup i vështirë, sepse janë tri apo katër ekipe që duan të kualifikohen. Tani për tani, në bazë të renditjes, vetëm Franca e ka gati të sigurt kualifikimin. Nëse edhe ne ia dalim mbanë, atëherë gjithë shteti do të festojë”, tha Salihi.

Hapi i ardhshëm në rrugën drejt Polonisë dhe Ukrainës për trajnerin kroat Josip Kuzhe do të jetë ndeshja në udhëtim kundër Përfaqësueses së Bosnjës. Federata e Bosnjës, aktualisht është e pezulluar nga UEFA e FIFA, por deri në prag të ndeshjes mund t’i hiqet, nëse zgjidh problemet që ka me statutin. Ndeshja e parë në Tiranë u mbyll 1:1.

“Ndeshja me Bosnjën do të jetë shumë e vështirë. Megjithatë, fitorja me Bjellorusinë na ka dhënë besim të madh, i cili na duhet për të kaluar futbollistët e fortë të Bosnjës”, u shpreh Salihi.

Atij jo vetëm me kombëtaren po i ecën mirë. Këtë sezon ka shpërthyer edhe me Rapidin, ndonëse ekipi i tij nuk po kalon një sezon të mirë. Salihi deri më tani ka shënuar 17 gola dhe është vetëm një gol larg golashënuesit më të mirë të kampionatit, Roland Linz. Që nga koha kur kaloi në Austri, ai gjithnjë ishte në qendër të vëmendjes për golat që shënonte. Në janar të vitit 2007 kaloi te Riedi dhe deri në qershorin e vitit 2009 kur e braktisi atë për Rapidin, shënoi 32 gola. Te Rapid, në dy sezonet e fundit është shënuesi më i mirë i skuadrës.

“Kudo ku kam luajtur, gjithmonë kam punuar për skuadrën. Një sulmues nuk mund të bëjë shumë i vetëm. Ekipi po bën një punë të mirë dhe unë vetëm po luajë rolin tim”, tha sulmuesi, Hamdi Salihi.

Nga faqa ne facebook: Te behemi 50.000 veta kunder regjistrimit te fese & kombesise.Loje e Grekut

Per me teper klikoni me siper ^^^

Nese mendoni se kjo faqe vlen per cdo inforamcion,atehere do tju luteshim te gjithe te na ndihmonit duke e shperndare kete faqe ne profilet tuaja thjeshte duke klikuar ketu “Shperndaje”.

loading...

Një koment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button