Deprecated: stristr(): Non-string needles will be interpreted as strings in the future. Use an explicit chr() call to preserve the current behavior in /var/www/vhosts/zgjohushqiptar.com.al/zgjohushqiptar.al/wp-content/plugins/a2-w3-total-cache/lib/W3/PgCache.php on line 1054
Skandal në Eurovision: Aurela Gaçen s’e dëgjuan në disa shtete | My CMS

Skandal në Eurovision: Aurela Gaçen s’e dëgjuan në disa shtete

Parregullsi të shumta duket se kanë ndodhur në natën e parë gjysmë finale të Eurosongut në Düseldorf të Gjermanisë.
Transmetuesi publik NDR ka pasur mjaft probleme me televotim dhe me transmetimin e  zërit në shumë shtete të ndryshme të Evropës. Kjo për faktin se për 30 minuta nuk ka qenë i mundur fare votimi nga shumë shtete të ndryshme të kontinentit.
Kjo ka bërë që Jon Ola Sand, mbikëqyrësit Ekzekutiv i Eurovision Song Contest në emër të EBU, Rrjetit të Transmetuesve Publik Evropian, t’i bashkohet  Thomas Schreiber, producent ekzekutiv i konkursit 2011, Thomas Riedel nga kompania Riedel që ka pasur përgjegjësinë e  infrastrukturës së të gjitha komunikimeve, dhe Dieter Thiessen, shefi i Inxhinierike në Transmetues NDR, të kërkojë falje publike për avarinë e ndodhur.
Problemet më të mëdha, sipas organizatorëve janë shfaqur gjatë përforcimit  të pesë këngëve të para të kësaj nate, Polonisë,  Norvegjisë, Shqipërisë, Armenisë dhe Turqisë. 
Nga ana tjetër, Thomas Schreiber kërkoi falje për të gjithë shikuesit dhe komentuesit, të cilët nuk kanë pasur audio, por duke saktësuar se këto probleme nuk kanë qenë prezente në të gjitha shtete.
“Qëllimi ynë është të japim një shfaqje të përsosur në çdo aspekt dhe unë kërkoj falje në emër të NDR”, tha Schreiber.
Sipas Schreiber, ata kanë bërë testet për gjithçka një ditë më parë, të hënën me 11 maj. “..çdo gjë ishte duke punuar shumë mirë, por rreth orës 20e 40 minuta, para fillimit të transmetimit, kemi pasur shenjat e para se diçka nuk është mirë”, tha ai. Nga ana tjetër, reagimet e fansave të këtij festivali nga e tërë Evropa janë shumë të ashpra. Një pjesë e madhe e tyre, sidomos nga pesë vendet e para, kërkojnë që ky problem të rregullohet, sepse këtë e konsiderojnë si diçka të padrejtë që u është bërë sidomos pesë vendeve të para konkurruese.
Një pjesë e madhe e tyre duan që nata e parë gjysmë finale të realizohet edhe një herë.
Mirëpo, deri më tash nuk ka asnjë informacion të ri se çfarë veprimi do të ndërmarrin organizatorët, transmeton Zhurnali.

Nga faqa ne facebook: Te behemi 50.000 veta kunder regjistrimit te fese & kombesise.Loje e Grekut

Per me teper klikoni me siper ^^^

Nese mendoni se kjo faqe vlen per cdo inforamcion,atehere do tju luteshim te gjithe te na ndihmonit duke e shperndare kete faqe ne profilet tuaja thjeshte duke klikuar ketu “Shperndaje”.

loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button