Shfrytëzojnë shqiptarët për 5 lekë, protestojnë italianët e call center ‘Teleperformance’

Pasi kanë mësuar lajmin e shkurtimeve në punë, mëse 700 punonjës italianë të kompanisë së telekomunikimeve “Teleperformance” në Taranto, janë hedhur në një protestë të përgjithshme.
Arsyeja e këtyre shkurtimeve mësohet se ka qenë plani i afërt i drejtuesve të kësaj kompanie, për ta drejtuar aktivitetin e tyre në Shqipëri, e kuptohet, që viktimat e parë kanë qenë punonjësit italianë të shërbimeve telefonike.
Por jo vetëm.
Ata kanë bashkëvuajtës edhe punonjësit shqiptarë që gjoja do të punësohen nga drejtuesit e kësaj kompanie italiane, pasi do të punojnë për pesë lekë dhe pa u krahasuar me nivelin e pagave të kolegëve të tyre italianë, tashmë të pushuar nga puna.
Madje, siç bëjnë të ditur mediat italiane, këtyre të fundit u kanë dalë në mbrojtje edhe vetë sindikatat, të cilat po ashtu kanë dalë kundër vendosjes së kompanisë “Teleperformance” në Shqipëri, pasi po shkakton me qindra të papunë në Itali.
Siç bëjnë me dije mediat italiane rreth ngjarjes aspak të zakontë, gjithçka ka ndodhur pasi drejtuesit e kompanisë, njoftuan një plan ristrukturimi që vë në rrezik qindra vende të punës.
Në qendër thirrjeve të mëdha të vendosura pranë qendrës së punës, konfirmohet shifra prej 712 personave që nuk janë më të ftuar për të punuar që nga 30 prilli.
Ndërkaq, janë konkretisht sindikatat CGIL, CISL dhe Fistel UILCOM Uil, Compakt, të cilat kanë njoftuar madje edhe një protestë të përgjithshme, në datën 23 maj, kundër të gjitha kompanive të shërbimeve telefonike që zgjedhin të zhvendosen në Shqipëri, duke lënë në mes të katër rrugëve, me mijëra italianë.
Dhe siç citojnë vetë mediat italiane, mbi këtë dukuri, drejtuesit e këtyre kompanive zgjedhin vendin tonë, pasi këtu krahu i punës paguhet disa herë më pak se në vendin e tyre.
E kuptohet, në një rast të tillë, të gjithë biznesmenët
preferojnë që të shfrytëzojnë vendet që ende kanë nevojë për investitorë, qoftë edhe kur u japin paga sa për bukën e gojës.
Kompania telefonike “Teleperformance”, e pranishme në Itali me kontrata nga klientët e mëdhenj të tillë si Enel, Eni, Vodafone, Mediaset dhe kohët e fundit Alitalia, imponon një gjendje krize në një treg të parregulluar, ku kompanitë luajnë me dobësitë, sidomos në shpenzimet e punës dhe zbatojnë një konkurrencë të pandershme kundër të tjerëve që kanë stabilizuar punonjësit e tyre.
Për këtë arsye, “Teleperformance” ka deklaruar se ka zbatuar një plan për zhvendosjen në Shqipëri.
Aty ku njeriu paguhet më pak dhe kuptohet, shfrytëzohet më shumë….
Për hir të së vërtetës, janë vite që në Shqipëri shumë biznese italiane abuzojnë me punëmarrësit, duke u dhënë në pjesën më të madhe të tyre, paga qesharake.
Shumë biznesmenë nga Italia, po e shfrytëzojnë kaq shumë lehtësinë fiskale në vendin tonë, saqë kanë ngritur këtu punishte dhe fabrika për prodhim produktesh të ndryshme, duke i paguar shqiptarët me vlera qesharake.
Ca më keq, disa biznesmenë bastardë italianë, po shfrytëzojnë shqiptarët duke i punësuar me orare rraskapitëse, ditën dhe natën, në call center.
Këtu skema është dhe më e rëndë sepse mbizotëron mashtrimi: Punonjësit shqiptarë detyrohen nga këta fasonë që kaq shumë po përkëdhelen nga shteti, që të hiqen sikur ndodhen në Itali ndonëse gjenden në mes të Tiranës apo Durrësit, dhe të shesin paketa telefonie dhe interneti nëpërmjet thirrjeve që kryejnë me familje dhe biznese në Itali.
Vëzhgimi nxori se këta punonjës që shtiren si italianë dhe duhet të flasin mirë italisht, marrin deri 8 mijë lekë në muaj. Hileja vazhdon sepse asnjë siguracion nuk i paguhet në më të shumtën e punonjësve sepse ata paguhen pjesa dërrmuese me orë dhe me normë e jo me kohë të plotë, qëllimisht që të shmangen përgjegjësitë që zbatohen në vendin nga kanë ardhur.

Nga faqa ne facebook: Te behemi 50.000 veta kunder regjistrimit te fese & kombesise.Loje e Grekut

Per me teper klikoni me siper ^^^

Nese mendoni se kjo faqe vlen per cdo inforamcion,atehere do tju luteshim te gjithe te na ndihmonit duke e shperndare kete faqe ne profilet tuaja thjeshte duke klikuar ketu “Shperndaje”.

loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button