Komisioni Evropian: KQZ të nxjerrë rezultatin, më pas ankimimet

Zëdhënësja e komisionarit evropian për zgjerimin Stefan Fule deklaroi sot në Bruksel për mediat se “Kjo është një deklaratë të cilën Komisioni Evropian e bën për Shqipërinë. Komisioni Evropian inkurajon institucionet e shtetit, partitë politike dhe veçanërisht Komisionin Qendror të Zgjedhjeve të krijojnë frymën e duhur. Të gjitha hapat duhet të ndodhin në frymën e Kushtetutës dhe shtetit ligjor. Rezultatet e zgjedhjeve duhet të shpallen sa më shpejt të jetë e mundur”. E pyetur se sa do të ndikojë kjo situatë në Shqipëri për progres raportin që Komisioni Evropian do të publikojë në vjeshtë, Natasha Butler theksoi se “siç e kemi bërë të qartë kemi thënë se zhvillimi i zgjedhjeve duhet të jetë në përputhje me standardet evropiane. Ky është një nga kriteret kyçe për procesin e integrimit. Ne po e ndjeki të gjithë procesin në të gjitha fazat e saj. Duhet të përmbyllet procesi dhe nëse ka më pas kontestime ato duhen bërë pas shpalljes së rezultatit të zgjedhjeve”.

Nga faqa ne facebook: Te behemi 50.000 veta kunder regjistrimit te fese & kombesise.Loje e Grekut

Per me teper klikoni me siper ^^^

Nese mendoni se kjo faqe vlen per cdo inforamcion,atehere do tju luteshim te gjithe te na ndihmonit duke e shperndare kete faqe ne profilet tuaja thjeshte duke klikuar ketu “Shperndaje”.

loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button