Deprecated: stristr(): Non-string needles will be interpreted as strings in the future. Use an explicit chr() call to preserve the current behavior in /var/www/vhosts/zgjohushqiptar.com.al/zgjohushqiptar.al/wp-content/plugins/a2-w3-total-cache/lib/W3/PgCache.php on line 1054
Serbia: Ndarja e Kosovës, zgjidhja e vetme për statusin! | My CMS

Serbia: Ndarja e Kosovës, zgjidhja e vetme për statusin!

Zëvendësshefi i Qeverisë së Serbisë Ivica Daçic deklaroi se nuk është reale që Kosova të mbetet pjesë e Serbisë dhe se ndarja është zgjidhje e problemit të statusit.

Daçiq ka thënë për RTV B92 se raportet ndërkombëtare janë të tilla, që Kosova nuk është e mundur të mbetet pjesë e Serbisë.

Ai i bëri thirrje palëve që kritikojnë ndarjen, që të nxjerrin propozimet e tyre për zgjidhjen e kësaj çështje.

“Është rëndë të pritet që të gjendet ndonjë politikan serb që flet për njohjen e Kosovës, sepse qëllimi i shtetit është që ta ruajë atë. Jam i sigurt se edhe qytetarët e Serbisë e dinë se ndarja e Kosovës është zgjidhje reale dhe këtë duhet ta thotë edhe qeveria në Prishtinë”, tah Daçic.

Daçiq, që ka bërë qëndrimin e tij të ditur për herë të parë për gazetën Zëri, ka thënë se ka pritur efekt të madh, meqë gazeta del në Prishtinë.

“Ky është realitet për të cilin duhet flasë edhe qeveria në Prishtinë, e cila nuk do të flasë për këtë meqë e konsideron të zgjidhur çështjen e Kosovës”, ka sqaruar Daçic, i cili është është edhe kryetar i Partisë Socialiste të Serbisë.

Ai ka thënë se për çështjen e Kosovës nuk ka biseduar asnjeherë më Boris Tadicin, kreun e Partisë Demokratike, me të cilin partia e tij është në koalicion.

Nga faqa ne facebook: Te behemi 50.000 veta kunder regjistrimit te fese & kombesise.Loje e Grekut

Per me teper klikoni me siper ^^^

Nese mendoni se kjo faqe vlen per cdo inforamcion,atehere do tju luteshim te gjithe te na ndihmonit duke e shperndare kete faqe ne profilet tuaja thjeshte duke klikuar ketu “Shperndaje”.

loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button