Miratohet dhënia e borxhit ndaj Serbisë

Pas shumë negociatash të vështira dhe disavjeçare, qeveria shqiptare aprovon shlyerjen e borxhit që kishte ndaj shtetit të Serbisë, në vlerën e rreth 8 milionë euro. 

Sipas “Shqip”, këto detyrime janë krijuar nga qeverisja e atëhershme komuniste, drejtuar nga Enver Hoxha ndaj ish-federatës Jugosllave.

Pagesat do të bëhen në data fikse dy herë në vit, në 31 mars dhe 30 shtator. Marrëveshja gjithashtu parashikon edhe penalitete në rast se Shqipëria vonohet në shlyerjen e detyrimeve, ku mbi këtë shumë do të aplikohet interes për aq ditë sa paratë nuk do të paguhen.

Qeveria vendosi dje, në mbledhjen e radhës të Këshillit të Ministrave ratifikimin e marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës së Serbisë, për shlyerjen e borxhit të Republikës së Shqipërisë ndaj Republikës së Serbisë.

Aktualisht, qeveria po negocion me Bosnje-Hercegovinën për detyrimet e vjetra të pashlyera.TCH

Nga faqa ne facebook: Te behemi 50.000 veta kunder regjistrimit te fese & kombesise.Loje e Grekut

Per me teper klikoni me siper ^^^

Nese mendoni se kjo faqe vlen per cdo inforamcion,atehere do tju luteshim te gjithe te na ndihmonit duke e shperndare kete faqe ne profilet tuaja thjeshte duke klikuar ketu “Shperndaje”.

loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button