Deprecated: stristr(): Non-string needles will be interpreted as strings in the future. Use an explicit chr() call to preserve the current behavior in /var/www/vhosts/zgjohushqiptar.com.al/zgjohushqiptar.al/wp-content/plugins/a2-w3-total-cache/lib/W3/PgCache.php on line 1054
Shqipëria në buzë humnere | My CMS

Shqipëria në buzë humnere

Tim Judah

Nga Tim Judah

Shpresa e madhe ishte që zgjedhjet lokale më tetë maj në Shqipëri do të sillnin një rezultat të qartë, që do e çlironte vendin nga ajo që Albert Rakipi, kreu i Institutit Shqiptar për Studime Ndërkombëtare e përshkruan si “tirania e status quo-së”. Mesa duket ishte një shpresë e mjerë. Edi Rama, kreu i Partisë Socialiste në opozitë, ka bërë thirrje për një revoltë të përgjithshme kundër qeverisë së Sali Berishës. Sot Shqipëria është në prag të humnerës.

Ditët në vijim do të tregojnë nëse do jenë kokat e ftohta që do prevalojnë apo nëse vendi do të rrëshqasë në trazira serioze, e potencialisht edhe në dhunë. Këtë mëngjes, përkrahësit e opozitës bllokuan rrugën kryesore që lidh Tiranën me Durrësin, ndërsa protestat shpërthyen në Tiranë dhe në disa qytete të tjera.
Shumë nga sfondi i këtyre zgjedhjeve është përmbledhur në një shkrim të mëparshmin timin. Citova zotin Rakipi që e krahasonte garën për të drejtuar Tiranën me betejën e Stalingradit. Duket se ka qenë një parashikim i saktë.
Problemi më imediat është se nuk pati një fitues të qartë më 8 maj. Socialistët morën shumicën e qyteteve të mëdha në Shqipëri, por Tirana është në pikëpyetje.
Kaq i thellë është niveli i mosbesimit sa numërimi i votave u transmetua në televizione. Në Tiranë votuan 249,184 njerëz; zoti Rama, që po garonte për një mandat të katërt, fitoi me vetëm dhjetë vota.
Dje, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve tha se do ketë një rinumërim. Kjo ka rritur shanset që Lulëzim Basha, kandidatit i partisë qeverisëse të zotit Berisha, të marrë Tiranën. Socialistët pretendojnë se kjo është një hile dinake për tu mohuar atyre fitoren.
Konfuzioni u rrit për shkak se në Tiranë kishte katër kuti votimi, që mbulonin votën për kryebashkiak dhe atë për këshilltarët bashkiakë. Disa fletë votimi pashmangshmërisht gjetën rrugën e tyre në kutitë e gabuara.
Çështja nëse ato duhen konsideruar të pavlefshme është e paqartë; nga të dy palët ka argumente të forta. “Askush nuk ka të drejtën të mohojë vullnetin e qytetarëve që ushtruan të drejtën e tyre për të votuar,” thotë zoti Basha. Duket një pikëpamje e arsyeshme. Nga ana tjetër, kodi zgjedhor dhe precedenti është i qartë: votat nuk duhen numëruar.
Shqipëria ka qenë e paralizuar që pas zgjedhjeve parlamentare të vitit 2009, të cila socialistët thonë se janë vjedhur nga zoti Berisha. Nuk është çudi që zhvillimet e fundit kanë provokuar furtunë mes radhëve të tyre. Zoti Rama thotë: “Ne duhet të bëjmë gjithçka me trupat e shpirtrat tanë për të ndaluar qeverinë, dhe revolta që po zien brenda çdo shqiptari duhet derdhur në rrugë”. Gramoz Ruçi, një zyrtar i lartë i kësaj partie, tha se socialistët do të udhëheqin një ‘revoltë popullore’.
E pyeta Erion Veliajn, krahun e djathtë të zotit Rama, nëse thirrja për protesta mund të mos jetë rrezik i madh. Një demonstratë e udhëhequr nga socialistët devijoi gabimisht kur katër persona u vranë nga garda republikane brenda ndërtesës së qeverisë. Zoti Veliaj u përgjigj: “Pasi manipuloi letrat live në televizion, Berisha tani do na heqë titullin dhe do deklarojë njeriun e tij si fitues në një përpjekje për të hedhur Edin në rrugë. Më thuaj ti se çfarë duhet të bëjmë”.
Presion i madh po ushtrohet mbi të dy palët nga jashtë. Catherine Ashton, shefja e politikave të jashtme të BE, apeloi dje për “gjithë liderët politikë që të mos vendosin në rrezik jetët e qytetarëve”. Jose Manuel Barroso, presidenti i Komisionit Europian, ka anuluar një vizitë të planifikuar për në Tiranë të shtunën. Parashikohej që ai të përgëzonte shqiptarët për zgjedhjet dhe të deklaronte se procesi i ndaluar i integrimit evropian kishte hyrë sërish në shina. Si shumë kërkon. Një diplomat evropian psherëtiu: “20 vjet pas rënies së komunizmit, ata duket se nuk janë në gjendje të mbajnë zgjedhje që plotësojnë kriteret bazë evropiane”.
Këtë mëngjes, zoti Veliaj tha se do ketë një ankimim ligjor kundër rinumërimit në Tiranë, por me protestat e bllokimet e rrugëve, gjërat duken në rrezik. Nëse Basha do shpallet fitues, do jetë shumë vështirë që ta zhvendosësh prej aty, pavarësisht apelimeve dhe e njëjta gjë vlen për zotin Rama.
Një burim nga Tirana më shkroi natën e shkuar: “Duket se po hyjmë në një cikël të ri të konfliktit politik”. Çfarë tragjedie për shqiptarët.ndodh se Kosova ka hyrë më vonë në marrëveshjen CEFTA dhe duhen vite që të arrihet eliminimi i tarifave.
“The Economis”

Nga faqa ne facebook: Te behemi 50.000 veta kunder regjistrimit te fese & kombesise.Loje e Grekut

Per me teper klikoni me siper ^^^

Nese mendoni se kjo faqe vlen per cdo inforamcion,atehere do tju luteshim te gjithe te na ndihmonit duke e shperndare kete faqe ne profilet tuaja thjeshte duke klikuar ketu “Shperndaje”.

loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button