Deprecated: stristr(): Non-string needles will be interpreted as strings in the future. Use an explicit chr() call to preserve the current behavior in /var/www/vhosts/zgjohushqiptar.com.al/zgjohushqiptar.al/wp-content/plugins/a2-w3-total-cache/lib/W3/PgCache.php on line 1054
Redaktimi i kombësisë në certifikata, OMONIA: Gjenocid ndaj nesh | My CMS

Redaktimi i kombësisë në certifikata, OMONIA: Gjenocid ndaj nesh


Organizata e minoritetit grek në Shqipëri, Omonia, reagoi sot në lidhje me

ndryshimin e formatit të certifikatave personale, të cilat prej datës 23 maj lëshohen nga zyrat e gjendjes civile shqiptare.
Në një deklaratë, OMONIA shprehet se heqja e elementit të kombësisë është shkelje brutale e të drejtave të njeriut. Në deklaratë kërkohet korrigjimi i menjëhershëm i “gabimit të bërë”.
“Janë të shumta pikat e dobëta dhe tendencioziteti në çështjen që lidhet me procedurën dhe formatin e ri të lëshimit të certifikatave nga gjendja civile. Bashkimi Demokratik i Minoritetit Entik Grek “OMONIA”, pasi e shqyrtoi çështjen, e denoncon publikisht, përderisa kjo është tejet ligjore dhe e mbështetur në Kushtetutën e Shqipërisë, në ligjshmërinë e brendshme, atë europiane dhe botërore dhe kërkon me këmbëngulje që shteti shqiptar ta korrigjojë në mënyrë të menjëhershme.
Edhe njëherë tjetër, theksojmë se nuk është e mundur që të tolerojmë dinakëri anadollake të kësaj natyre, me të cilat burokracia dhe klasa politike tentojnë gjenocidin “statistikor” të Minoritetit Entik Grek në tokat e tij amtare”.
Ky akt pa asnjë paralajmërim i qeverisë shqiptare, për të ndryshuar formatin dhe përmbajtjen e certifikatës së lindjes dhe që të mos referohet më elementi i kombësisë, përveçse krijon probleme të shumta të karakterit teknik dhe burokratik, konfirmon me fakte se kush janë mentalitetet që zotërojnë në aparatin shtetëror edhe përsa i përket çështjes së regjistrimit të popullsisë”, thuhet në deklaratë.

Kërkojmë anulimin e menjëhershëm të procedurës dhe do të ndërmarrim të gjitha hapat dhe mjetet ligjore në mënyrë që ky akt edhe të denoncohet, edhe të rregullohet procedura e lëshimit të certifikatave të lindjes. Elementi i kombësisë përbën një argument themelor për theksimin e veçorive të një minoriteti dhe për ne përbën një të drejtë të dhënë.
Nuk është e mundur që ndërsa presim avancimin e një sërë çështjesh dhe problematikash të tjera që lidhen me të drejtat e Minoritetit Etnik Grek në trojet e tij amtare, të kemi prapakthime të tjera të rrezikshme”, thekson deklarata e OMONIA.



Nga faqa ne facebook: Te behemi 50.000 veta kunder regjistrimit te fese & kombesise.Loje e Grekut

Per me teper klikoni me siper ^^^

Nese mendoni se kjo faqe vlen per cdo inforamcion,atehere do tju luteshim te gjithe te na ndihmonit duke e shperndare kete faqe ne profilet tuaja thjeshte duke klikuar ketu “Shperndaje”.

loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button