Deprecated: stristr(): Non-string needles will be interpreted as strings in the future. Use an explicit chr() call to preserve the current behavior in /var/www/vhosts/zgjohushqiptar.com.al/zgjohushqiptar.al/wp-content/plugins/a2-w3-total-cache/lib/W3/PgCache.php on line 1054
Albini i sigurt: Po vjen dita e Vetëvendosjes | My CMS

Albini i sigurt: Po vjen dita e Vetëvendosjes

“Neve do të na ofrohet shansi për ndryshime rrënjësore në Kosovë shumë më shpejt sesa njerëzit besojnë, në mos këtë vit, në vitin e ardhshëm, dhe jam i bindur që me kombinimin e metodave institucionale dhe jashtinstitucionale ne do ta bëjmë një hap të madh dhe do ta kemi një ecje të sigurt”, ka thënë Albin Kurti, lideri aktual i lëvizjes “Vetëvendosje”, në Kuvendin Zgjedhor të qendrës së kësaj lëvizjeje të premten në Malishevë. Ai ka thënë se “Vetëvendosja” nuk ka hyrë në politikë për të qëndruar shkurt aty, raporton koha.

“Ne jemi tash e 6 vjet dhe do të jemi edhe shumë e shumë vjet të tjerë në politikë për shkak se, në njërën anë, gjendja në Kosovë është shumë e rëndë dhe nuk rregullohet shpejt, por ne kemi shumë punë edhe për rregullimin e çështjes kombëtare shqiptare në Ballkan në përgjithësi”, ka thënë ai.

Ai ka përmendur se në të kaluarën ka pasur qytetarë që kanë ngurruar t’i bashkoheshin “Vetëvendosjes”, duke vlerësuar se pasi kjo lëvizje të hyjë në institucione, përfaqësuesit e saj do të bëhen si ata që ishin aty.

“Pra, kanë menduar se edhe ne do të bëjmë vrap pas luksit, interesave vetjake, do ta harrojmë popullin dhe sidomos do t’i braktisim qëndrimet, parimet dhe kritikën që e kemi pasur më herët”, ka shtuar ai. Sipas tij, janë demantuar edhe përfoljet se aktivistët e “Vetëvendosjes” do t’i braktisin protestat dhe demonstratat kur të kyçen në institucione. E ka njerëz që, sipas Kurtit, e kanë edhe një ngurrim që t’i bashkëngjiten “Vetëvendosjes”.

“Ka njerëz që kanë një hezitim se ndoshta s’jemi bash demokratikë, ndoshta jemi shumë të centralizuar, ndoshta ka diktaturë tek ne dhe se është zor me hy në ‘Vetëvendosje, se është dera e ngushtë aty dhe nuk të zë”, ka thënë ai.

Nga faqa ne facebook: Te behemi 50.000 veta kunder regjistrimit te fese & kombesise.Loje e Grekut

Per me teper klikoni me siper ^^^  

Nese mendoni se kjo faqe vlen per cdo inforamcion,atehere do tju luteshim te gjithe te na ndihmonit duke e shperndare kete faqe ne profilet tuaja thjeshte duke klikuar ketu “Shperndaje”.

loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button