Certifikatat: Shteti të reagojë ndaj kërcënimeve te OMONIA-s

Aleanca Kuq e Zi ka reaguar sot rreth skandalit të certifikatave në Gjirokastër. Ndërsa shumë banorë në këtë qytet po përballen me refuzimin e certifikatave nga konsullata greke pasi në to është shënuar nënshtetësia dhe jo kombësia, OMONIA vlerësoi një ditë më parë duke cilësuar tendencioze çështjen e formatit të ri të certifikatave. Sipas saj, heqja e kombësisë është shkelje e hapur e të drejtave të minoritetit.

Por, Aleanca Kuq e Zi ka reaguar fort kundrejt kësaj deklarate të OMONIA-s duke e cilësuar atë si shantazh të hapur politik, ndërsa i ka kërkuar shtetit shqiptar të mos lejojë cënimin e integritetit të shqiptarëve.

Aleanca Kuq e Zi kundërshtoi qëndrimin e mbajtur nga OMONIA e cila e kishte cilësuar si të padrejtë dhe në shkelje me te drejtat e njeriut vendimin e Ministrise se Brendshme për të hequr elementin e kombësise nga certifikatat. Në një deklarate për mediat, Aleanca Kuq e Zi deklaron se nuk ekziston asnjë referencë ligjore për këtë element dhe asnjë vend i Europës nuk e shënon kombësinë në certifikatë.

Aleanca reagon gjithashtu edhe me kaosin e krijuar nga Konsullata Greke në jug të vendit, duke theksuar se kërkesa të tilla të organizmave grekë përbëjnë haptazi shantazh të mirefilltë politik ndaj shtetit tonë.
Ne deklarate Aleanca Kuq e Zi u bën thirrje mekanizmave grekë në vend të mos cënojnë respektimin e ligjit, pasi “genocid statistikor” përbëjnë falsifikimet e kombësisë dhe rritjet mbi baza artificiale të numrit të minoritetit grek në Shqipëri.

Gjithashtu Aleanca i bën apel shtetit shqiptar të mos lejojë cënimin e integritetit në përgjigje të presioneve politike në kundërshtim me ligjin, si dhe të respektojë sovranitetin e plotë të Shqipërisë konform shtetit ligjor e standarteve ndërkombëtare.

“OMONIA të mos kërcënojë shtetin, kërkesat e bëra janë të pabazuara në ligj. Certifikata e re nuk është genocide, genocide do të ishte falsifikimi I kombësisë që synonjnë ata. Këto certifikata janë të njëjta me të Evropës dhe në to nuk ka asgjë të paligjshm. Shteti te reagoje dhe te mos lejojë të cënohet integriteti pasi Shqipëria është një vend Sovran.”, citoi Aleanca Kuq e Zi rreth cështjes së certifikatave të gjendjes civile në Gjirokastër. (d.b/BalkanWeb)
 
Nga faqa ne facebook: Te behemi 50.000 veta kunder regjistrimit te fese & kombesise.Loje e Grekut
 
Per me teper klikoni me siper ^^^
 
Nese mendoni se kjo faqe vlen per cdo inforamcion,atehere do tju luteshim te gjithe te na ndihmonit duke e shperndare kete faqe ne profilet tuaja thjeshte duke klikuar ketu “Shperndaje”.

loading...

Një koment

  1. Qendrimi kuq e zi eshte teper idrejte. Ne Belgjike ku jetojne dy ose me sakte tre lloje te ndryshme popujsh nuk eshte vendosur kurkund kjo prejardhje. T tere jane Belgj. Dhe nese nacionalistet e ketyre kraheve duan te ndryshojne kete gjendje nuk munden se bien ne kundershtim me "Europen".Mos ia vini veshit mercenareve . Qenerit le te lehin , karvani yne do te eci perpara.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button