Deprecated: stristr(): Non-string needles will be interpreted as strings in the future. Use an explicit chr() call to preserve the current behavior in /var/www/vhosts/zgjohushqiptar.com.al/zgjohushqiptar.al/wp-content/plugins/a2-w3-total-cache/lib/W3/PgCache.php on line 1054
Buxhuku: Kriza greke? Shteti të ndalojë daljen e kapitaleve shqiptare jashtë vendit | My CMS

Buxhuku: Kriza greke? Shteti të ndalojë daljen e kapitaleve shqiptare jashtë vendit

Konfindustria, duke marre shkak nga njoftimet e fundit të institucioneve ndërkombëtare dhe qeverisë greke për vazhdimin e gjendjes tepër të vështirë ekonomiko-financiare të vendit fqinj për vitin 2011 si dhe duke vlerësuar përballjen e ekonomisë së Shqiperisë me pasojat e saj i kërkon institucioneve shtetërore, që si hap të parë të ndalin sa më shpejt dhe me ҫdo kusht daljen e paligjshme jashtë vendit të kapitaleve financiare shqiptare.
Kusht i rëndësishëm për sa më sipër është zbatimi me rreptësi i ligjeve në fuqi nga Qeveria, Banka e Shqipërisë dhe sidomos Shërbimi Informativ Shtetëror. Gjithashtu duhen ndërmarre të gjitha veprimet e nevojshme për bërjen të mundur të shtimit të të hyrave financiare nga jashtë në ekonominë kombëtare, ku përmendim para së gjithash zbatimin në kohë të shpejtë të Faljes Fiskale në fuqi për qytetarët shqiptare me banim brenda dhe jashtë vendit përfshi edhe Greqinë.
Konfindustria mendon, se nëse ndërmerren një sërë veprimesh institucionale dhe ligjore, është plotësisht e mundur, që ekonomia shqiptare jo vetëm të mos preket  nga kriza në Greqi, por edhe të përfitoje ndjeshëm në afatgjate nga kriza e vendit fqinj në të mirë të zhvillimit të qëndrueshëm të vendit dhe mirëqenies së qytetarëve shqiptare.

Nga faqa ne facebook: Te behemi 50.000 veta kunder regjistrimit te fese & kombesise.Loje e Grekut  

Per me teper klikoni me siper ^^^  

Nese mendoni se kjo faqe vlen per cdo inforamcion,atehere do tju luteshim te gjithe te na ndihmonit duke e shperndare kete faqe ne profilet tuaja thjeshte duke klikuar ketu “Shperndaje”.

loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button