Deprecated: stristr(): Non-string needles will be interpreted as strings in the future. Use an explicit chr() call to preserve the current behavior in /var/www/vhosts/zgjohushqiptar.com.al/zgjohushqiptar.al/wp-content/plugins/a2-w3-total-cache/lib/W3/PgCache.php on line 1054
Nxënësit shqiptarë shkëlqejnë në konkursin e dijeve, të parët mes 50 shteteve | My CMS

Nxënësit shqiptarë shkëlqejnë në konkursin e dijeve, të parët mes 50 shteteve

Në Ankara është zhvilluar olimpiada ndërkombëtare e shkencave të natyrës, ku kanë …

marrë pjesë edhe katër përfaqësues nga Shqipëria. Të katërt nxënësit e klasës së dhjetë janë rikthyer dje në atdhe fitimtarë, pasi ngritën flamurin shqiptar dhe u larguan nga Turqia, vend ku zhvillohej konkursi duke lënë përshtypjet më të mira. Enio Barçi, Artid Skënderi, Franc Hysenaj dhe Xhino Rira janë katër gjenitë shqiptarë që janë vlerësuar me vlerësim maksimal në një nga olimpiadat botërore në fushën e shkencave ekzakte pak kohë më parë.

Pavarësisht moshës fare të re, këto talente shqiptare kanë shkëlqyer duke lënë “gojëhapur” jurinë me përgatitjen, zhvillimin e projektit dhe aftësitë e tyre. Dy projektet shqiptare që u dekoruan dhe u zhvilluan nga katër nxënësit e klasës së dhjetë ishin: i pari, marrja e ujit nga lagështia dhe projekti i dytë, ndarja e vajit nga uji dhe ripërdorimi i këtij vaji.

Nxënësit u vlerësuan të parët me katër medalie ari mes bashkëmoshatarëve të tyre të ardhur 50 shtete të botës. Aktiviteti është kurorëzuar me ceremoninë ku janë shpërndarë çmimet.

Nga faqa ne facebook: Te behemi 50.000 veta kunder regjistrimit te fese & kombesise.Loje e Grekut

Per me teper klikoni me siper ^^^  

Nese mendoni se kjo faqe vlen per cdo inforamcion,atehere do tju luteshim te gjithe te na ndihmonit duke e shperndare kete faqe ne profilet tuaja thjeshte duke klikuar ketu “Shperndaje”.

loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button