Deprecated: stristr(): Non-string needles will be interpreted as strings in the future. Use an explicit chr() call to preserve the current behavior in /var/www/vhosts/zgjohushqiptar.com.al/zgjohushqiptar.al/wp-content/plugins/a2-w3-total-cache/lib/W3/PgCache.php on line 1054
Tadiç: Bashkimi i Kosovës me Shqipërinë, nëse Serbia do kompensohej me territor | My CMS

Tadiç: Bashkimi i Kosovës me Shqipërinë, nëse Serbia do kompensohej me territor

Presidenti i Serbisë Boris Tadiç, në një intervistë të dhënë për mediat gjermane shprehet se Kosova është pjesë e Shqipërisë së Madhe.

“Kush e lexon historinë, mund të identifikojë në Shqipërinë e Madhe planin afatgjatë të shqiptarëve. Shqipëria e Madhe është shumë e rrezikshme, mirëpo, nëse ajo është pjesë e një zgjidhjeje më të madhe, ne mund të jetojmë me të”, është shprehur Tadiç.

Sipas tij, Shqipëria e Madhe nuk është një ide e mrekullueshme por as Serbia e Madhe nuk është zgjidhje e mirë.

Më tej gjatë intervistës së dhënë për gazetën gjermane “Frankfurter Allgemeine Zeitung”, Tadiç u shpreh se është kundër një politike e krijimit të shteteve më të mëdha, por tha ai duhet të gjendet një zgjidhje praktike për problemet.

Sakaq ai shtoi se, bashkimi i Kosovës me Shqipërinë mund të ishte një zgjidhje, nëse me atë rast edhe Serbia do të fitonte territor si kompensim.

Nga faqa ne facebook: Te behemi 50.000 veta kunder regjistrimit te fese & kombesise.Loje e Grekut
 
Per me teper klikoni me siper ^^^  

Nese mendoni se kjo faqe vlen per cdo inforamcion,atehere do tju luteshim te gjithe te na ndihmonit duke e shperndare kete faqe ne profilet tuaja thjeshte duke klikuar ketu “Shperndaje”.

loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button