Deprecated: stristr(): Non-string needles will be interpreted as strings in the future. Use an explicit chr() call to preserve the current behavior in /var/www/vhosts/zgjohushqiptar.com.al/zgjohushqiptar.al/wp-content/plugins/a2-w3-total-cache/lib/W3/PgCache.php on line 1054
Proteste kundrejt operatoreve celulare ne shqiperi | My CMS

Proteste kundrejt operatoreve celulare ne shqiperi

Ne shenje proteste kundrejt operatoreve celulare qe operojne ne tregun Shqipetar me cmimet me te larta ne ballkan por edhe ne europe,fikim aparatet tone celualare ne mesdite per nje ore!Diten e diel 05/06/2011 Ora 13:00 – 14:00.Tregoje veten qe je nje qytetar I pergjegjshem dhe nuk lejon qe te tjeret te abuzojne me mundimin tend!

Kompanitë celulare “rrjepin” shqiptarët, Vodafon kryeson tregun telefonik me tarifat më të larta.

Ja tarifat që aplikojnë kompanitë e telefonisë në tregun shqiptar

Tarifat celulare, në vendin tonë konsiderohen tepër të larta, madje krahasuar dhe me vendet e rajonit si edhe ato të Evropës. Nga një vëzhgim i bërë rreth tarifave të kompanive celulare që operojnë në vendin tonë si Vodafone, AMC, Eagle Mobile dhe së fundi kompania më e re PLUS, edhe ato të ashtuquajtura paketa të ofertës konsiderohen me çmime relativisht të larta. Kompania
Vodafone Albania është një nga kompanitë të cilat ofron paketat me thirrje më të shtrenjta kundrejt operatorëve të tjerë. Ndonëse kjo kompani, gëzon numrin më të madh të abonentëve ajo ofron çmime të larta kundrejt qytetarëve. Këta të fundit janë përdorues në masë të telefonisë celulare, duke përfshirë këtu që një person mund të disponojë më shumë se një numër celular. Kjo të çon direkt në faktin se një familje shqiptare mund të ketë mesatarisht rreth 5 numra celularë. Duke qenë përdorues të kësaj mase, një pjesë të mirë të shpenzimeve të tyre shkojnë për pagesat kundrejt shpenzimeve të telefonisë celulare. Këtë fakt e ka aprovuar dhe kryeministri Berisha, para disa ditësh duke u shprehur se çmimet janë stratosferike. “Këta e shesin mesazhin 100 lekë, nuk është se janë vetëm këto tarifa, por edhe thirrjet brenda rrjetit janë jashtë çdo lloj proporcioni në Evropë e Botë, mirëpo shumë herë janë keqpërdorur”, shprehet kryeministri Berisha. Por nga ana tjetër ai theksoi se qeveria nuk ndërhyn dot në çmime por me taksa, çka do të thotë se përpos çmimeve aktuale do të vendosen tatime që sipas specialistëve ekonomikë nuk do të penalizojnë bizneset por konsumatorët. Të njëjtën gjë e ka pohuar dhe Ministri i Inovacionit, teknologjisë e informacionit e të komunikimit, i cili është shprehur se në këto 10 vite shqiptarët kanë paguar për celularët e tyre çmime, te cilat të krahasuara me koston, kudo në botë do të ishin quajtur skandaloze. Ndërkaq, tarifat e shërbimeve celulare nga secila kompani cilësohen relativisht të larta, krahasuar me pagesat që marrin qytetarët kundrejt punës së tyre. Ndonëse ofrohen paketa oferte, sërish ato kategorizohen jo të lira për klientët e telefonisë celulare. Duhet të themi se tarifa celulare për një minutë brenda grupit kushton 20 lekë/minutë për Vodafone Club, jashtë grupit 45 lekë /min e njëjta tarifë është jashtë grupit. Ajo çka vihet re është se kompanitë me njëra tjetrën aplikojnë tarifa më larta se me palën tjetër.

Ja tarifat e kompanive celulare
Tarifat e shërbimeve celulare në vendin tonë krahasuar me ato të rajonit dhe të Evropës janë relativisht të larta. Ndonëse vendi ynë karakterizohet nga një popullsi që paguhet mesatarisht, tarifat e larta të telefonisë nuk e lehtësojnë aspak ekonominë e tyre, përkundrazi e rëndojnë ato, duke pakësuar të ardhurat në xhepin e qytetarëve. Kompanitë që operojnë ën vendin tonë aplikojnë tarifa relativisht të brejta, por për lloje të caktuara të shërbimeve ato diferencohen me tarifa të ndryshme. Kështu që, kompania celulare Vodafone Albania për abonentët e grupit Vodafone Club ofron 20 lekë/ minuti; për numrat Club drejt grupit Vodafone tarifimi është 45 lekë/ minuti, po ashtu edhe për numrat e grupit Club drejt operatorit Eagle Mobile. Ndërsa nga numrat Vodafone kundrejt operatorit më të ri PLUS ofrohet tarifë më e lartë, prej 53 lekë/ minuti. Ndërsa kompania tjetër AMC ofron tarifën prej 24.5 lekë/ minuti brenda grupit Albakarta, ndërsa drejt operatorëve të tjerë tarifa është 29.9 lekë/ minuti, kurse drejt telefonisë fikse tarifimi i thirrjes është 21 lekë/ minuti. Kompania tjetër që operon në vendin tonë është Eagle mobile, sikurse edhe dy kompanitë e mësipërme dhe tarifat e kësaj kompani nuk janë lehtësisht të kalueshme nga xhepi i qytetarëve. Eagle Mobile i tarifon klientët për thirrjet brenda grupit me 18 lekë/ minuti; drejt operatorëve Vodafone dhe Amc 25 lekë/minuti, ndërsa drejt operatorit më të ri Plus 34 lekë/ minuti; për thirrjet drejt telefonisë fikse tarifa është 18 lekë/ minuti. Ndërkaq, operatori i ri Plus Communication nuk i ka gati planin tarifor, përveçse ofertës që ai ofron për 50 mijë abonentët e parë, të cilët përfitojnë 10 000 minuti falas dhe mesazhe kombëtare. Ndërkohë që duhet të dimë se tarifat e mësipërme për shërbimet janë pa Tatimin mbi Vlerën e Shtuar, pra 20 për qind.

Autoriteti i Konkurrencës: Gjoba kompanive celulare që abuzojnë me tarifat
Nëse do të ketë abuzime me tarifat e vendosura për kompanitë celulare në lidhje me shërbimin që ato ofrojnë ndaj qytetarëve, këto kompani do të gjobiten. Këtë paralajmërim e ka bërë ditën e sotme, Autoriteti i Konkurrencës nisur nga çmimet e larta të tarifave të bisedave telefonike celulare. Kryetarja e Autoritetit të Konkurrencës, Lindita Lati ka pohuar se nuk ka shenja të një monopoli megjithatë ky institucion ka nisur shqyrtimin e situatës në tregun e komunikimeve telefonike celulare. Sipas Latit, një abuzim i kompanive celulare është konstatuar në vitet 2005-2007 dhe kundrejt tyre është vendosur gjobë. Ndëshkimi financiar sipas rastit mund të shkojë deri në gjoba që kapin vlerën e 10 për qind të fitimit vjetor. Ndër të tjera, kryetarja e Autoritetit të Konkurrencës, tha se një reformë për liberalizimin e çmimeve dhe nxitjen e konkurrencës, është futja në treg e disa kompanive celulare.

Tarifat e Telefonatave Kombëtare pa TVSH

Vodafone Albania

Thirrjet
Brenda grupit Vodafone Club 20 Lekë/min
Vodafone Club drejt Vodafone 45 Lekë/min
Vodafone Club drejt AMC 45 Lekë/min
Vodafone Club drejt Eagle Mobile 47 Lekë/min
Vodafone Club drejt Plus Communications 53 Lekë/min

SMS
Brenda grupit Vodafone Club 4.90 Lekë/SMS
Vodafone Club drejt operatorëve të tjerë 10 Lekë/SMS

Eagle Mobile

Thirrjet
Brenda grupit Eagle 18 Lekë/min
Eagle drejt telefonisë fikse 18 Lekë/min
Eagle Mobile drejt operatorëve të tjerë 25 Lekë/min
Eagle Mobile drejt Plus Communications 34 Lekë/min

SMS
Brenda grupit Eagle 10 Lekë/SMS
Eagle drejt operatorëve të tjerë 13 Lekë/SMS

AMC

Thirrjet
Brenda grupit Albakarta 24.5 Lekë/min
AMC drejt telefonisë fikse 21.0 Lekë/min
AMC drejt operatorëve të tjerë 29.9 Lekë/min

SMS
Brenda grupit Albakarta 14.17 Lekë/SMS

PLUS Communications

Thirrjet
Brenda rrjetit Plus 16.20 Lekë/min
Plus drejt operatorëve të tjerë 23.40 Lekë/min

SMS
Brenda rrjetit Plus 4 Lekë/SMS.
Plus kundrejt operatorëve të tjerë 6 Lekë/SMS.

AKEP premtoi 1 vit rresht uljen e tarifave, shpresat në pranverë
Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare, si rregullatori i tregjeve të telefonisë në vend, ndonëse ka premtuar shpesh herë se do të marrë masa për uljen e tarifave celulare në vend, asnjë prej këtyre objektivave të tij nuk ka gjetur zbatim deri më tani në vend. Pavarësisht trumbetimit të shqetësimeve të qytetarëve nga ana e medias, ardhja e drejtores së Bankës Botërore bëri që të ngrihen autoritetet përkatëse duke vënë në dukje tarifat e larta që ofrojnë kompanitë celulare. Ndërkaq, ekspertët e ekonomisë janë shprehur se AKEP është i vetmi përgjegjës për uljen e tarifave dhe për rregullimin e tyre në treg. AKEP, në shtator të vitit 2010 është shprehur se do të marrë masa për uljen e tarifave. Sipas tyre, janari do të ishte muaji, i cili do t’i gjente kompanitë celulare me oferta më të ulëta të shërbimeve të tyre drejt qytetarëve. Megjithatë, kanë kaluar ditë dhe akoma nuk është gjetur një zbatim praktik i tarifave më të ulëta. Kompanitë celulare në vend vazhdojnë të ofrojë paketa me çmime të larta duke mos marrë asnjë masë ndaj uljes së tyre. Mund të themi se deri më tani nuk kemi asnjë prononcim për media të kompanive celulare për t’u shprehur se janë dakord me uljen e tarifave të shërbimeve të tyre, si kompani private. I njëjti fenomen ndodhi edhe për tarifën e telefonisë fikse, për të cilën AKEP u prononcua se nuk do të ketë rritje të saj, ndërkohë që ai miratoi kërkesën e Albtelecom për rritjen e tarifës fikse nga 300 lekë në 530 lekë. Megjithëse, AKEP është autoriteti kryesor kundrejt ofrimit të këtyre shërbimeve, pavarësisht deklaratave të tij për ulje çmimesh deri më tani nuk është ndjerë nga qytetarët asnjë ulje shpenzimesh e tyre nga përdorimi i celularëve. Ndërkaq, AKEP ditët e para të këtij muaji është prononcuar se brenda gjashtë mujorit të parë të këtij viti tarifat e shërbimit të telefonisë së lëvizshme në vend priten që të ulen ndjeshëm. Ndërkaq, burime zyrtare të AKEP kanë bërë me dije se pas asistencës së marrë dhe realizimit të disa projekteve të ndryshme të zhvilluara në fushën e telekomunikacioneve do të nisë dhe orientimi i tarifave drejt kostove që kanë kompanitë në treg. Objektivi me këtë metodologji është që brenda pranverës së vitit 2011 të arrihet që tarifat e shërbimeve celulare të ulen deri në 30 për qind.
 
Nese do te jesh dhe ti pjesmarres ne kete nisme,atehere konfirmo pranine tende duke klikuar ketu.


Nga faqa ne facebook: Te behemi 50.000 veta kunder regjistrimit te fese & kombesise.Loje e Grekut  

Per me teper klikoni me siper ^^^  

Nese mendoni se kjo faqe vlen per cdo inforamcion,atehere do tju luteshim te gjithe te na ndihmonit duke e shperndare kete faqe ne profilet tuaja thjeshte duke klikuar ketu “Shperndaje”.

loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button