Deprecated: stristr(): Non-string needles will be interpreted as strings in the future. Use an explicit chr() call to preserve the current behavior in /var/www/vhosts/zgjohushqiptar.com.al/zgjohushqiptar.al/wp-content/plugins/a2-w3-total-cache/lib/W3/PgCache.php on line 1054
Reportazhi i BBC: 100 kriminelë shqiptarë fshihen në Britaninë e Madhe | My CMS

Reportazhi i BBC: 100 kriminelë shqiptarë fshihen në Britaninë e Madhe

Fotoja e Gjokes ne autobuz

Më shumë se 100 kriminelë shqiptare mund të jenë duke u fshehur në Britaninë e Madhe. Disa prej tyre mendohet se jetojnë në Londër referuar dosjeve sekrete që policia shqiptare u ka dërguar autoriteteve zyrtare të Scotland Yard.

Kreu i zyrës së interpolit tha se shumica prej tyre kërkohen për krime të lidhen me vrasjet. Një prej atyre që fshihen ishte Marash Gjoka, i cili kërkoi azil në Britaninë e Madhe duke pretenduar se ishte një refugjat kosovar i përzënë nga vendi për shkak të luftës. BBC në Londër arriti të zbulojë se 48 vjeçari, shtetas shqiptar jetonte në Catford, juglindje të Londrës, sëbashku me gruan dhe dy fëmijët e tij adoleshente për më shumë se 10 vite ndërsa njihej me emrin Mark Toma.

Fqinjët tregonin se ai ishte një familjar i qetë, një burrë që ndihmonte familjen në problemet e përditshme të jetesës. Ajo çka ata nuk dinin është se Gjoka, një prej personave më të kërkuar në Shqipëri, akuzohej se kishte qëlluar për vdekje 33 vjeçarin Tonin Doshi në majin e vitit 1999. Gjoka mësohet se ka kryer krimin pas një konflikti për një copë toke në qytetin e Lezhës.

Pak pas krimit ai udhëtoi në Britani dhe kërkoi azil politik. Në mungesë, në Shqipëri ai u gjykua dhe u dënua me 20 vite burgim. Një gjykatë në Westminster vendosi të premten që Gjoka të dërgohet drejt Shqipërisë për tu përballur me drejtësinë vendase. Çështja tanimë do të dërgohet për një vendim final tek sekretarja e punëve të brendshme Theresa May.

Specialistët e policisë angleze arrestuan Gjokën në janar të këtij viti, pas katër muaj hetime të kryera. Policia tha se kishin arritur ta kapnin pasi realizuan një fotografi të tijën në një autobus ku ndodhej sëbashku me bashkëshorten Drande. Policia ndoqi gruan e tij teksa u takua me bashkëshortin pasi bënë një blerje në dyqan. Kur policia vizitoi për herë të parë shtëpinë e tyre në Carford, zonja Gjoka u tha se burri i saj ishte vrarë në Shqipëri, 10 vite më parë. Polici Murray Duffin, kreu i seksionit policor tha se nuk e besoi këtë rrëfim.

“Ajo ishte nervoze teksa fliste, nuk mbante mend mirë datat. Policia nuk ishin të kënaqur me historinë e saj dhe vendosi ta ndjekë nga afër”, tha Duffin. Policia pasi e ndoqi arriti ta fiksonte në fotot në një supermarket dhe më pas në autobus. Pashke Doshi, nëna e viktimës së Gjokës i tha BBC-së në Londër se “ai ka vrarë djalin tim. Si mendoni ju se ndihem unë nëse të vrasin djalin 30 vjeçar dhe pa bërë asnjë gjë? Nëse do të kishte bërë diçka do ishte ndryshe. Ai e vrau djalin dhe më pas qëlloi në ajër në shenjë triumfi se e vrau”.

Policia shqiptare ka hartuar një listë të më shumë se 100 kriminelëve të cilët besohet se fshihen në Britaninë e Madhe, shumë prej të cilëve kanë krijuar lidhje të rëndësishme në Londër.

Pëllumb Seferi, kreu i interpol Tiranës tha se “nga të dhënat e shërbimeve tona të inteligjencës besojmë se janë më shumë se 100 të kërkuar që jetojnë në Britaninë e Madhe. Ata kërkohen në nivel ndërkombëtar për krime serioze, vrasje, prostitucion e drogë”.

Në fillim të këtij viti autoritetet britanike udhëtuan në Tiranë për të diskutuar rreth këtyre dosjeve. Dyshohet se shumica e tyre jetojnë nën identitete të rreme siç bënte edhe Gjoka. “Shumica prej tyre vazhdojnë të bërbëjnë rrezik ndërsa janë ende në Londër”, tha Duffin.

Nga faqa ne facebook: Te behemi 50.000 veta kunder regjistrimit te fese & kombesise.Loje e Grekut Per me teper klikoni me siper ^^^ Nese mendoni se kjo faqe vlen per cdo inforamcion,atehere do tju luteshim te gjithe te na ndihmonit duke e shperndare kete faqe ne profilet tuaja thjeshte duke klikuar ketu “Shperndaje”.

loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button