SHBA dhe Rusia, “sherr” për Kosovën

Zyra për çështje të jashtme e Partisë Demokrate të SHBA-së dhe Ambasada ruse në Kanada janë përplasur në Twitter rreth Kosovës.Ambasada e Rusisë në Kanada i është përgjigjur vizitës së presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi në Kanada dhe komenteve të tij që ka bërë nëpër mediat kanadeze, lidhur me ndikimin rus në Ballkan.Kjo Ambasadë në Twitter ka shkruar se Kosova është pjesë e Serbisë, por i të njëjtit mendim nuk ka qenë zyra demokrate për çështje të jashtme, e cila ia ka kujtuar kësaj Ambasade, se Kosova është shtet i pavarur.“Pas vizitës së Thaçit në Ottawa dhe komenteve të tij kundër ruse nëpër mediat kanadeze, do të donim të shfrytëzonim këtë mundësi që t’u kujtojmë të gjithëve se Kosova është Serbi”, ka shkruar Ambasada e Rusisë në Twitter.Nuk ka vonuar shumë dhe këtij postimi i është përgjigjur zyra për çështje të jashtme.“Do të donim të shfrytëzonim këtë mundësi që t’u kujtonim se Kosova është e pavarur dhe Krimea është Ukrainë”, ka qenë përgjigja e zyrës për çështje të jashtme të Partisë Demokrate, në “cicërimën” e Ambasadës ruse.(TemA)

Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!

loading...
Back to top button