Skandal – Greku ben ligjin ne shqiperi. Kisha e “Trojës” në Përmet (Video)

Pallati i Kulturës “Naim Frashëri” në Përmet është kthyer në arsyen e një përplasjeje të fortë mes intelektualëve e banorëve të qytetit, Kishës Ortodokse e disa besnikëve të saj në krahun tjetër. 

Prej vitesh kjo qendër kulturore është adaptuar në një kishë ortodokse, drejtuesit e të cilës pretendojnë se ajo është ngritur në tokën që i takonte kishës së Shën Marisë së Pazarit e cila është shkatërruar në vitin 1960, por në fakt dokumentat e kohës tregojnë se nga 584 metra katror ku shtrihet Pallati i Kulturës, vetëm 25 metra katror i takojnë kësaj kishe.

Mbështetur pikërisht në dokumentat e arkivës së qytetit të Përmetit, Arkivit Qendror Teknik të Ndërtimit në Tiranë si dhe provave të paraqitura nga palët, Gjykata e Shkallës së Parë në Gjirokastër në 2001, Apeli në 2002, dhe Gjykata e Lartë në 2003, me vendim të formës së prerë, vendosën që Pallati i Kulturës « Naim Frashëri » të mbetet i tillë duke mos pranuar kërkesën e Kishës Ortodokse të qytetit të Përmetit. Në 2004 Gjykata Kushtetuese la në fuqi vendimet e tri shkallëve të gjyqësorit duke i cilësuar ato si të rregullta dhe konform kushtetutës. Por të fitosh gjyqin, në Shqipëri nuk do të thotë se ke fituar të drejtën. Edhe pse një vepër publike, zyra e përmbarimit nuk ka mundur dot ta zbatojë këtë vendim.

Një vend ku ligjet nuk zbatohen është ideal që gjithkush t’i zbatojë projektet sipas dëshirës së tij. E madje kjo merr hov në një periudhë ku moszbatimit të ligjit i shtohet edhe mosfunksionimi i pushtetiti vendor, pasi kryetari i ri nuk është mandatuar ndërsa ai i vjetri nuk i pengoi punimet për vite me radhë. Në këto kushte kisha vazhdon punimet në mënyrë të fshehtë, duke i maskuar ato si ristrukturim i çatisë së ndërtesës, edhe pse ligjërisht ata nuk ka punë me asnjë tjegull të saj. Përtej mureve të gurta të ndërtesës që quhet Pallati i Kulturës, një tjetër godinë po merr jetë.

Top Channel filmoi gjithçka, teksa makineri të rënda hedhin beton në mënyrë të kundraligjshme brenda Pallatit të Kulturës “Naim Frashëri”, sigurisht jo për çatinë por për një ndërtim shumë më të madh. Një ndërtim brenda ndërtimit. Kjo ndodh në orët e vona të natës në mënyrë ilegale, kur rrugët e qytetit të Përmetit janë të boshatisura nga kalimtarët.

Ndërkohë, paradite gjithçka kthehet normale, nga jashtë asgjë, përveç disa gjurmëve të vogla të cilat gjithsesi nuk japin imazhin e vërtetë të ndryshimeve që po ndodhin brenda saj. Kjo jo vetëm për qytetarët e thjeshtë, por edhe për strukturat shtetërore.

Nuk është e vështirë të mësosh se si është e mundur që në mes të qytetit, brenda Pallatit të Kulturës, është duke u ndërtuar një kishë pa leje ndërtimi dhe mbi të gjitha duke shkatërruar një ndërtesë që me vendim final gjyqësor është pallat kulture. Dhe këtë nuk ka se si ta ndalojë as Policia Bashkiake, as Policia Ndërtimore e as ajo e rendit dhe kjo pasi, ka qenë vetë bashkia e këtij qyteti, pronarja e kësaj ndërtese, të paktën tre herë ka dërguar për miratim në Këshillin Bashkiak një plan rregullues të territorit të qendrës së qytetit ku në të tria rastet përfshihej një ndërhyrje në Pallatin e Kulturës, por që të treja herët, me shumicë votash, projektet janë rrëzuar.

Pikërisht në këtë situatë, Bashkia Përmet, në shkelje të plotë të vendimeve të gjykatës, ka bashkëpunuar duke lejuar në këtë mënyrë përmes një qarkoreje jo zyrtare nisjen e punimeve për rikonstruktimin e çatisë së Pallatit të Kulturës. Kjo ishte vetëm pikënisja sepse synimi në fakt ishte tjetër. Pavarësisht kërkesës sonë për të marrë një pronocim nga ana e kreut në ikje të Bashkisë së Përmetit, Edmond Komino, apo zëvendësit të tij, ata kanë refuzuar. I njëjtë ka qenë edhe qëndrimi i krerëve të Kishës Ortodokse të Përmetit.

Megjithatë Top Channel ka mundur të sigurojë pamjet ekskluzive të asaj që po ndodh brenda mureve të Pallatit të Kulturës. Godina në brendësi të saj është shkatërruar plotësisht, ndërkohë që ka nisur ndërtimi i një godine tjetër e cila mund të dallohet lehtësisht nga 10 kolonat e betonit të ngritura disa metra nga toka. Tashmë gjithçka qartësohet. Brenda godinës së Pallatit të Kultures “Naim Frashëri” po ndërtohet në mënyrë të kundraligjshme dhe ilegale një kishe. Duke shfrytëzuar amullinë aktuale politike, krerët e Kishës Ortodokse të Përmetit, mes të cileve prifti i lidhur me skandalin e zhvarrimeve në Kosinë, Vasil Thomollari, po luajnë me faktin e kryer duke sfiduar hapur këtë herë drejtësinë shqiptare, e cila ka folur me vendim të formës së prerë kundër tyre.

Plani është i qartë, pas përfundimit të ndërtimit larg syve të publikut në ilegalitet të plotë, muret e Pallatit të Kulturës do të rrëzohen plotësisht, e nga to do të mbijë kisha e re ortodokse e qytetit të Përmetit. Në atë moment rrëzimi do të jetë thuajse i pamundur pasi nga krerët e saj do të paraqitet si një sulm i shtetit kundrejt fesë. Përmeti do të bëhet kështu me një kishë të re dhe do të mbetet përfundimisht pa Pallatin e Kulturës.

Dhe ky do të jetë edhe rasti më i pashembullt në botë, kur një projekt i bashkisë për ndërrimin e çatisë së Pallatiti të Kulturës përfundon me mbjelljen e një kishe brenda tij.
Gjithçka bëhet më e dyshimtë kur viziton dy kishat e vjetra ortodokse të qytetit, atë të Shën e Premtes dhe atë të Shën Kollit. Asnjëra nuk është rikonstruktuar, por ndërkohë fondet hidhen në qendër të Përmetit në një vend i cili me vendim gjykate nuk u përket. Pavarësisht reagimeve të shumta, peticioneve e letrave të adresuara nga intelektualët e qytetit por edhe të gjithë Shqipërisë deri në nivelet më të larta, të gjithë institucionet e zyrtarët mbështesin në heshtje kishën që ashtu si ushtarët në barkun e Kalit të Trojës, po rritet në barkun e Pallatit të Kulturës.

“Sot në Pallatin e Kulturës nga dikush që kuptohet është futur Kali i Trojës, i cili çdo ditë po e rrënon, po e tjetërson Pallatin e Kulturës “Naim Frashëri”. Të vërtetën e duan të gjithë, e duan qytetarët me kulture të Përmetit. Pallatin e Kulturës e do historia, e mbron ligji, e do dhe vetë Zoti!”, shprehet Kastriot Bezati, ish-drejtor i Pallatit të Kulturës.

Ndërtimi i një kishe është padyshim një gjë e zakontë dhe krejt normale në një vend me liri fetare. Por kjo që po ndodh në Përmet ka marrë përmasat e skandalit për shkak se këtu po ndërtohet një kishë pa leje ndërtimi, një kishë që ndërtohet në mënyrë ilegale, një kishë që po ndërtohet në kurriz dhe duke shkatërruar një institucion kulturor që u shërben si myslimanëve, ashtu edhe të krishterëve. Skandali qëndron edhe në faktin se kjo po ndodh për dhe në dijeninë e të gjithë zyrtarëve, të cilët nuk dihet nëse janë kaq shumë të dhënë pas besimit fetar apo korrupsioni po i shërben paligjshmërisë edhe në fe. Kjo histori sigurisht nuk ka lidhje me ndonjë qëndrim kundër Kishës Ortodokse e as kundër priftit Vasil Thomollari, por vetëm me faktin e thjeshtë se jo vetëm në Shqipëri, por në çdo cep të botës ligji është i barabartë për të gjithë, edhe për vetë hirësinë e tij.


Nga faqa ne facebook: Te behemi 50.000 veta kunder regjistrimit te fese & kombesise.Loje e Grekut  

Per me teper klikoni me siper ^^^  

Nese mendoni se kjo faqe vlen per cdo inforamcion,atehere do tju luteshim te gjithe te na ndihmonit duke e shperndare kete faqe ne profilet tuaja thjeshte duke klikuar ketu “Shperndaje”.

loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button