Deltari Ilir, rracë që duhet ruajtur me dashuri, është trashëgimi që na e lanë paraardhësit tanë!

Deltari Ilir ose Qeni i Sharrit është qen autokton në Trojet Shqiptare, në Ilirinë antike.Ky qen njihet prej shumë kohësh, dhe përmendet në historinë e Ilirisë ku njihet me emrin Qeni Dardan.Deltari ilir është plot fuqi, i madh, këndrejt, qimegjatë, deltarë i pazëvendësueshëm, dhe ruajtës i mirë. I fuqishëm, me pamje të vendosur, me kokë masive ndërtim të thukët, me këmbë të fuqishme dhe muskulore.Ka shikim të zjarrtë inteligjent dhe është i guximshëm. Ka karakter të pa djallëzuar është i ashpër kur e kërkon nevoja por jo agresiv.

Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!
  • TRUPI

Lartësia: te mashkujt – 67-75 cm ndërsa te bushtrat – 60-70 cm Pesha: te meshkujt – 40–60 kg ndërsa te bushtrat – 30–45 kg Tek qentë mbi 50% të ekzemplarëve dominon lartësia 70 cm ndërsa te bushtrat 66 cm.

  • KOKA

Gjatësia e kokës te qentë është 27-32cm mesatarisht 30cm ndërsa te bushtrat 24-29 cm mesatarisht 27cm. Proporcioni kafkë-turi, te qentë 17,4cm : 12,6cm te bushtrat 15,3cm : 11,7cm, raporti 60:40 turiri përbën 2/5 e kokës kurse kafka 3/5 te qentë ndërsa 5/9 te bushtrat.

  • NGJYRA

Te Deltari ilir kemi disa varietete të ngjyrave ku sipas përqindjes dominojnë: Ngjyra Vidra apo Tigër me 30%, ngjyrë hiri me të gjitha varietetet 20%, ngjyrë e verdhë me turi të zi 20%, ngjyrë e Bardhë 20%, dhe Kontra maska 10%.

  • QIMJA: e gjatë
  • Karakteri

Deltari Ilir eshte i shoqerueshem me njeriun eshte i ashper por kurre agrasiv. Ne pergjithesi eshte i qete por kur dikush paraqet rrezik per kopene apo per objektin atehere shendrrohet ne nje armik te frikshem . Deltari ilir ndryshe nga racat e tjera qe jane besnik ndaj pronarit si dhe ndaj familjes deltari ilir lidhet dhe e done vetem pronarin gjate gjithe jetes se tij./ZgjohuShqiptar.info

loading...
Back to top button