Deprecated: stristr(): Non-string needles will be interpreted as strings in the future. Use an explicit chr() call to preserve the current behavior in /var/www/vhosts/zgjohushqiptar.com.al/zgjohushqiptar.al/wp-content/plugins/a2-w3-total-cache/lib/W3/PgCache.php on line 1054
Shqiptarët humbën 5 deputetë | My CMS

Shqiptarët humbën 5 deputetë

Parcializimi i votës, dalja në zgjedhje e shtatë partive politike shqiptare, bëri që në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 5 qershorit, shqiptarët të merrnin 4 deputetë më pak.

Nëse partitë shqiptare do të kishin bërë koalicione parazgjedhore atëherë numri i deputetëve shqiptarë që do të përbënin parlamentin e ri do të ishte 29 ose 30 dhe jo 25 sa është tani.

Pesha e faktorit shqiptar ka rënë edhe më tepër për shkak se shqiptarët kanë humbur edhe deputetët e diasporës. të cilët i fitoi VMRO-DPMNE-ja.

Analisti, Ismet Ramadani thotë nëse do të kishte koalicione parazgjedhore, edhe numri i deputetëve do të ishte më i madh, edhe pozicioni i shqiptarëve do të ishte më i fortë.

“Doli ajo që pritej. Partitë shqiptare duhej të bënin koalicion parazgjedhor. Po të kishin bërë koalicione parazgjedhore edhe numri i deputetëve do të ishte më i madh, edhe pozicioni i shqiptarëve do të ishte shumë më i fortë . Mirëpo fatkeqësisht liderët partiak shqiptarë, atëherë mbronin tezën se duhet të dalin në zgjedhje, të marrin mandate dhe pastaj të bëjnë koalicione, që doli plotësisht gabim”, thotë Ramadani.

Sipas tij partitë e vogla duhet të jenë në dy koalicione, ose një koalicion të përbashkët. “Edhe pot ë ishin në dy koalicione, sërish do të kishim 29 deputetë, mirëpo mbizotëruan interesat grupore, partiake”, thotë ai.

Ramadani mendon se fajin më të madh për humbjen e pesë deputetëve shqiptarë e kanë të gjithë liderët e partive shqiptare. “Nuk është problemi i opsioneve të shkruara nëpër programe dhe platforma, problemi qëndron në atë se forca politike shqiptare po shpërndahet shumë dhe çfarëdo programi cilësor që të shkruash, nëse nuk ke protagonistë për ta realizuar atë, ai është kot”, thotë analisti Ramadani.

Shembull konkret janë dy partitë më të mëdha maqedonase: VMRO-ja dhe LSDM-ja, të cilat, siç thotë Ramadani falë koalicioneve kanë arritur rezultate shumë të mira.

“VMRO është nën koalicion me 24 parti, LSDM-ja në koalicion me 13 parti, ndaj dhe kanë rezultate konkrete”, thotë ai.

Ramadani rikujton sinjalet që u dhanë para zgjedhjeve partive shqiptare se koalicionet do ta kishin efektin shumë më të madhe, nëse ato bëhen para zgjedhjeve, pasi, siç thotë ai, sërish mund të kemi koalicione, por nuk i kemi pesë deputetët.

Nga faqa ne facebook: Te behemi 50.000 veta kunder regjistrimit te fese & kombesise.Loje e Grekut  

Per me teper klikoni me siper ^^^
 
Nese mendoni se kjo faqe vlen per cdo inforamcion,atehere do tju luteshim te gjithe te na ndihmonit duke e shperndare kete faqe ne profilet tuaja thjeshte duke klikuar ketu “Shperndaje”.

loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button