Deprecated: stristr(): Non-string needles will be interpreted as strings in the future. Use an explicit chr() call to preserve the current behavior in /var/www/vhosts/zgjohushqiptar.com.al/zgjohushqiptar.al/wp-content/plugins/a2-w3-total-cache/lib/W3/PgCache.php on line 1054
Ismail Kadare: Gabim arratisja nga Shqipëria, lamë vendin në duart e plaçtikësve | My CMS

Ismail Kadare: Gabim arratisja nga Shqipëria, lamë vendin në duart e plaçtikësve

Shkrimtari shqiptar Ismail Kadare, në një intervistë për gazetën gjermane “Frankfurter Allgemeine Zeitung” ka pohuar se ka qenë gabim “arratisja e tij nga Shqipëria”.
Kadare thekson se arratisja e tij dhe e njerëzve të tjerë në kërkim të një jete më të mirë e më të sigurt jashtë vendit, ishte e gabuar pasi Shqipëria u la në duart e atyre që e shohin si plaçkë.

Ajo që i bashkon sot shqiptarët është neglizhenca ndaj përkatësisë fetare. Jo vetëm për shkak se Shqipëria e Hoxhës për 30 vite ishte i vetmi vend pa asnjë fe në të gjithë botën, por edhe sepse kjo çështje nuk ka luajtur rol për identitetin shqiptar edhe gjatë pushtimit turk. A vlen kjo gjë edhe sot?
Kjo është diçka për të cilën ne duhet të jemi krenarë. Në të vërtetë është një model që duhet marrë si shembull nga vendet e tjera. Ne kemi myslimanë, ortodoksë dhe katolikë. Para disa dekadash ne kishim edhe hebrenj, dhe në kundërshtim me disa vende të tjera të Europës, ne i kemi mbrojtur e ruajtur nga nazistët. Për bashkëjetesën tonë nuk luan asnjë rol përkatësia fetare. Unë vetë rrjedh nga një familje bektashinjsh nga Urdhri i Dervishëve- por kjo nuk ka qenë e rëndësishme për jetën time sociale dhe kulturore.

A ka përpjekje për ta prishur apo për ta trazuar këtë trashëgimi të çmuar?
Ka fundamentalistë që duan të na nxjerrin nga rruga. Nga krahu islamik, por edhe nga krahu i krishterë. Edhe nga jashtë na vijnë impulse shkatërruese. Por tani kanë mbetur pa pasoja. Shqiptarët kanë probleme të tjera. Ata duan të fitojnë para dhe sa më shpejt të jetë e mundur. Ata janë shumë pragmatikë për të lejuar abuzimin me të ashtuquajturën përplasja e civilizimeve.
Pas vdekjes së Hoxhës në vitin 1985, në vitet 1990 dhe 1992 pasoi një i ashtuquajtur revolucion demokratik dhe në vitin 1997 një luftë civile nga një vakum pushteti. Më pas vendi u qetësua, por Europa e sheh atë si vend delikat për shkak se në shumë fusha korrupsioni kërcënon formën parlamentaro- demokratike të shtetit. Ndërkohë, veçanërisht të rinjtë por dhe një pjesë e inteligjencës lënë vendin.

A shihni paralele me atë që po ndodh tani në vendet e Afrikës Veriore?
Ashtu siç ishte në Shqipëri një gabim për të lënë vendin, edhe tani në Egjipt, Tunizi e Algjeri është një gabim që të lësh vendin, kur ekziston shansi për ndryshim. Të rinjtë dhe të rejat na duhen, ashtu siç u duhen edhe vendeve të Afrikës Veriore, për të rindërtuar vendin e tyre.

Përse e lanë shumë shqiptarë vendin e tyre kur vdiq Hoxha dhe kur dukej se revolucioni dukej se do i ndryshonte gjërat për mirë? Ju vetë jeni arratisur me familjen tuaj në tetor të vitit 1990 në Paris dhe keni gjetur azil atje, madje jeni bërë dhe anëtar i Akademisë Franceze…
Unë duhej të lija atdheun tim për disa vite për shkak se jeta ime- dhe e familjes time- ishte e kërcënuar. Unë kisha kërkuar nën udhëheqjen e një pasuesi të Enver Hoxhës, Ramiz Alisë, demokratizimin e shpejtë të Shqipërisë. Kjo sigurisht nuk i kishte pëlqyer atyre që nuk ishin të interesuar. Arratia ime ishte për mbijetesë.
Shumica e të rinjve që u larguan në vitet ’90, dhe që më pas i kthyen shpinën, donin të fitonin para sa më shpejt, shumë para. Prandaj ata shkuan në vendet fqinje ku kjo dukej më e lehtë: në Greqi për shembull. Por siç e kam thënë: ishte një gabim arratisja nga Shqipëria dhe lënia e rindërtimit në dorë atyre që e shohin atdheun si një plaçkë për tu grabitur e jo si një shtëpi që duhet ruajtur.

Pas arratisë u desh rreth një dhjetëvjeçar që ju sërish të ktheheni në shtëpi. Në vitin 1999 ju jeni kthyer në Tiranë dhe jetoni atje. Merrni pjesë në diskutimet politike, dilni në ekrane, shkruani artikuj në gazeta dhe mbështesni shkrimtarët e rinj. A e keni rigjetur vendin tuaj sërish? Pavarësisht korrupsionit dhe mafias?
Unë kam qenë shqiptar, jam shqiptar e do jem derisa të vdes. Kam dy pasaporta dhe jetoj mes Tiranës e Parisit. Por kjo nuk ndryshon faktin se nuk do jem asgjë tjetër përveçse një shqiptar. Ju i keni lexuar librat e mi- në letërsi nuk mund të mashtrosh. Unë shpresoj që këtij zhvillimi të shpejtë, agresiv ekonomiko- shoqëror që kemi përjetuar në vitet e shkuara në vendin tonë t’i vëmë përpara diçka që është më e fuqishme se paraja.
Kjo vlen edhe për çdo vend arab, në të cilin njerëzit janë revoltuar. Ata kanë nevojë për mbështetjen e Europës, jo vetëm në planin financiar. Të rinjtë atje duhet të kenë diçka parasysh: njerëzit përkulen e rrëzohen kur përballen me zhvillime kërcënuese e me vendime të nxituara, ndërkohë që gjërat mund të ndryshojnë për mirë duke nisur që nga themeli.

Nga faqa ne facebook: Te behemi 50.000 veta kunder regjistrimit te fese & kombesise.Loje e Grekut
 
Per me teper klikoni me siper ^^^  

Nese mendoni se kjo faqe vlen per cdo inforamcion,atehere do tju luteshim te gjithe te na ndihmonit duke e shperndare kete faqe ne profilet tuaja thjeshte duke klikuar ketu “Shperndaje”.

loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button