Ish-ambasadori i Shqipërisë në Rusi flet për shpalljen ‘non grata’ të diplomatëve rusë nga Tirana zyrtare

Ish-ambasadori i Shqipërisë në Moskë, Shpëtim Çuçka komentoi sot vendimin e qeverisë për largimin e dy ambasadorëve rusë. I ftuar në emisionin ‘Studio e Hapur’ në “News24” Çuçka pohoi se vendimi në fjalë është i bashkëmenduar, në sajë edhe të lëvizjes së 14 vendeve të BE-së.
Mes të tjerash ai theksoi se vendimi i qeverisë për të shpallur ‘non grata’ dy prej ambasadorëve dhe jo të gjithë, vjen për faktin që të përjashtohet mbyllja e ambasadës tonë në Rusi.
“Nuk marr përsipër të gjykoj vendimin e qeverisë. Qeveria jonë ka menduar të dëbojë dy diplomatët me një formulim që nuk e ekspozon shtetin. Kështu e përcakton konventa e Vjenës. Pastaj se çfarë i ka thënë ministri Bushati ambasadorit rus është diçka tjetër dhe ne nuk e dimë. Koha e marrjes së vendimit përkon me vendimin që kanë marrë 14 vendet europiane. Është e rastësishme? Secili mund ta mendojë si të dojë. Unë mendoj se është e bashkëmenduar. Ka shtete që dëbojnë nga një diplomat. Kjo tregon një raport që shtetet e caktuara largojnë vetëm një, kurse ne 2. Ambasada jonë në Moskë është e vogël. Largimi i dy ambasadorëve, është se; ‘ne e kemi rangun’. Siç duket menduam se po të hiqnim 4 do na mbyllnim ambasadën.

DISKUTIME
Spartak Ngjela:
 Ne nuk jemi vasal të ndonjë perandorie. Jemi anëtarë të NATO-s, por pa ushtri. Po hyjmë në BE me interesa të mëdha. Janë dy superfuqitë që kanë përplasje në Ballkanin perëndimor. Derisa përplasen këtu, ka amerikanë dhe rusë. Por ne jemi me amerikanët dhe do heqim rusët. Por problemi është se nga e ke aleancën!
Paskal Milo: Ne nuk jemi ‘kërthiza e krizës’, ne jemi një vend i NATOS. Jemi të detyruar që të respektojmë ato institucione. Kjo është e qartë. Ne nuk jemi në atë fazë që Shqipëria të bëhet një ‘mollë sherri; midis rusëve dhe synimeve të tyre në Ballkan dhe SHBA. Nuk kemi atë peshë dhe atë rol që ndonjëherë ia ngarkojmë vetes. Duhet të jemi më modest.

Shpëtim Nazarko
: Ne jemi në qendër të kësaj krize. Kemi një diferencë klasike mes viteve ’90. Rusia ka nisur të ndjekë gjeopolitikën e vjetër Ruse. E filluar që nga Katerina e madhe, ka tentuar që të ketë ne qendër të saj Stambollin. Putini i ngjan carëve të vjetër. Për mua nuk është luftë e ftohtë. Putini i ngjan vetëm carëve të vjetër, që kërkon të penetrojë përmes vijave tokësore.
Spartak Ngjela: Carizmi ka qenë me ushtri. Ky ska pushtuar asnjë (Putin) Kush ka para hyn në treg. Rusia nuk ka para. E ka GBP më të vogël se Spanja. Është zero. Si do hyjë në treg ajo? Ska asnjë investim teknologjik. Me ça do hyjë me ushtri?!

Paskal Milo: 
Rusia po të ishte kaq e dobët, nuk do përfaqësonte rrezik të madh për SHBA. Në vitet ’90 kur Rusia ishte e dobët, se Jelcini (Boris Jelcin) nuk kishte forcë.

Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!

loading...
Back to top button